Uji Dea

Ish-presidenti Sejdiu: Unë nuk do ta pranoja marrëveshjen e Ohrit, rrezikohen konstruksionet kushtetuese të Kosovës

/ 8 minuta lexim
RCCOLA

Ish presidenti Fatmir Sejdiu thotë se është i brengosur teksa po e sheh se si po vijon dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.Ai theksoi se nuk do ta pranonte aneksin e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit me justifikimin se detajet brenda tij e shembin konstruksionin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Por, sipas tij as Kosova e po kështu edhe Serbia, nuk mund të fitojnë asgjë me strategjike e lojës për të blerë kohë.

“Kosova me strategjinë e lojës nuk mund të fitoj asgjë. Një gjë e them shumë qartë, as Serbia nuk mund të fitoj edhe pse ajo ka bërë destruksione të vazhdueshme deri më tash. Për ne është e rëndësishme që të gjendet momenti i reagimit dhe të vazhdohet me plasimin real të asaj që është kornizë themelore e ndërtimit të sistemit shtetëror dhe juridik të Kosovës”, nënvizoi ish presidenti Sejdiu.

Por çfarë do të bëntë ndryshe ish presidenti Sejdiu për dialogun?

“E para e punës do të jetë pjesa e partneritetit dhe e bashkëpunimit me partnerët që janë në proces dhe janë pjesë e iniciativave, siç janë SHBA dhe BE. Dhe, çështja e dytë është në pjesën e mobilizimit të brendshëm në kuptimin e sqarimit të asaj që është esenca që duhet Kosova ta pranoj apo mos ta pranoj në analizë të formulës që e bënë. Por, kjo nuk mund të shkoj pa e pas edhe një hetim te thellë të qëndrimit paralel të bashkësisë ndërkombëtare, mbështetëse të Kosovës”, tha z. Sejdiu duke risjellë në vëmendje edhe rëndësinë që ka transparenca dhe dialogu midis vet subjekteve politike për trajtimin e dialogut si një prej temave më të ndjeshme.

A do ta pranonte ish presidenti Sejdiu draftin e asociacionit, aneksin e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit?

“Jo nuk do ta pranoja. Sepse qëndrimi i Kosovës duhet të mbështetet në pranime. Këtë duhet ta di edhe bashkësia ndërkombëtare, e di besoj sepse edhe në bisedimet e Vjenës ky ka qenë qëllimi i Serbisë, ai i shtrirjes gjeografike të serbëve, duke e përfshirë edhe Anamoarvën, e është refuzuar. Zhagitja e vazdhueshme nga një model në modelin tjetër lë hapësirë për kurdisje të tjera. Unë jam i brengosur me atë çfarë po ndodhë sepse duhet ruajtur konstruksionet kushtetuese të vendit”, u shpresh ish presidenti Sejdiu, i cili rikujtoi se edhe në bisedimet e Vjenës pala serbe kishte të njëjtin qëllim.

UBT

Sipas tij ajo ajo që është prezantuar në publik për draftin e statutit të asociacionit është tepër e ndjeshme.“Në ato pika Kosova duhet ta ketë kujdesin e vet, posaçërisht mos të hyjë dhe mos të bijë pre e asaj ideje të krijimit të heshtur të rrafsheve të qeverisjes ku jeton komuniteti serb. Është fjala për komunat e Veriut, me pretendimet që ata kanë edhe me shtrirje të mëvonshme. Ato tri rrafshe, deshtëm apo nuk deshtëm, kanë qenë si pjesë të interesit por me një logjikë tjetër.

Presidenti Ahtisari, i cili tash është në botën e amshueshme, e ka dhënë qasjen e vet dhe nuk ka dashtë më asnjëherë më vonë të hyjë në komente. Ideja e tij themelore ka qenë që ato rrafshe janë më tëpër nivele këshilldhënëse por gjithmonë të nështruara nga kontrolli i pushtetit qendror, që e nënkupton Kosovën dhe se nuk mund të ketë pushtet tjetër. Dhe, këtu duhet, është absulutisht tepër e nevojshme që të rishikohen thellë të gjitha efektet që mund të ketë një qasje e tillë dhe të jepet ideja e alternativës themelore në atë që Ahtisari e ka ofruar, theksoi z. Sejdiu.

Presidenti i dytë i Republikës së Kosovës, edhe pse nuk dëshiron të komentoj në detaje draftin për asociacionin, e thotë qartë brengën që e ka mbi efektet që do të ketë ai mbi sistemin kushtetues kosovar.“Është një projekt atipik, pavarësisht se është një dokument që nuk është nënshkruar, pavarësisht se bëhet lojë me atë se a u nënshkrua apo jo, siç ka qenë edhe marrëveshja e presidentit Trump, por që ka efekte, është tepër e rëndësishme që parimet themelore që nuk tangojnë në përcaktimet kushtetuese që i ka Kosova dhe në përcaktimet e asaj që është krijuar paralelisht si pjesë e ujdisë së përgjithshme në atë frymë, që buron thjesht prej projektit të Ahtisarit, të japin mendimin e vet.

Unë mendoj se aty është dashtë në atë moment jo të mendohet për fajin e njërës apo palës tjetër. Më tepër është e rëndësishme se çka mund të përfitojë Kosova nga një situatë e tillë dhe të jetë një lojë diplomatike tepër, tepër, nuk them djallzore por e mprehtë, e studiuar mirë dhe me një qasje që nuk do të prishte prapë relacionet me ata që japin garanca. Është e rezikshme të komentojmë pa e studiuar mirë dhe pa e pas thjeshtë tekstin autentik. Por, nëse kjo përputhet me këto që janë dalë para opinionit në një formë apo formë tjetër dhe krijojnë rrafshin e tretë, është e rrezikshme, absulutisht është e rrezikshme, e komentoi kështu aktualitetin kritik z. Sejdiu.

Marreveshja e Ohrit mund të lëkundë themelet e 17 shkurtit dhe vendimin e GJND-së?

“Këto janë referenca. Kërrkush nuk mund të kërkoj nesër që të shembet Kushtetuta. Ajo që unë kam lexuar në këto çështje, ka çështje që duhet të diskutohen apo të ridiskutohen. Është një tip i alarmit që thërret për një analizë shumë më të thellë. Të atakohet në pjesën substanciale sistemi qeverisës, do të ishte një shembje, është një kthim prapa, do të ishte një shembje e karakterit etnik, të mos shembet karakteri unitari i shtetit të Kosovës, sepse është një Ahtisari plus.Pra, është mbërri pavarësia e vendit, është shpall ajo, është miratuar nga Kuvendi i saj, kemi njohje të shumta ndërkombëtare dhe pikërisht këtu nuk duhet lejuar që të shembet shtetndërtimi që është arritur deri më tash. Prandaj, në këtë proces unë mendoj se duhet absulutisht tepër vetëdijshëm me këmbngulje dhe urti të jepet përgjigja nga delegacioni i Kosovës, përkatësisht nga kryeministrim”, shprehur i ndrojtur z. Sejdiu. Ai nuk është mjaftueshëm i kënaqur edhe me kursin që po ndjek kjo qeveri në raport me aletatët strategjik të Kosovës.

“Nganjëherë kemi parë qasje jo krejt racionale të mbajtjes së një kursi të miqësisë, jo vetëm si kurs politik por po flas si esencë, si përkushtim shpirtëror me vendet e rëndësishme që kanë qenë partnere të Kosovës, që e kanë mbështetë Kosovën dhe kanë kontribuar për Kosovën e pavarur. Në radhë të parë për pavarësimin e saj dhe qëndrueshmërinë e saj si subjekt i rëndësishëm ndërkombëtar.Kosova ka mbyllur çështjet statusore te saj. 2010 konsideroj se është pika kulmore e përmbylljes me vet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e dhënies se përgjigjes në atë pyetjen që e ka bërë ish ministri i Jashtëm Jeremiq dhe vet shteti serb. E dyta është strategjia e Kosovës, që unë mendoj se në raste të caktuara krejt adekuate krahas proceseve që e kanë përcjellë, veçanërisht në një proces të negociimit apo rinegociimit të dialogut të ri, i cili ka pas qëllim, po flas nga ana e Serbisë, të hyjë në pjesën e shembjes së strukturës shtetërore dhe subjektivitetit të Kosovës me përpjekjen për ta cilësuar dhe për ta trajtuar dialogun si diçka që fillimisht ka të bëjë me relaksin e marrëdhënieve mes dy vendeve por esencialisht sipas ambicieve të Serbisë ka të bëjë me prishjen, kompremetimin dhe degradimin e proceseve të arritura deri më 2010, si pikë e ndarjeve të etapave të zhvillimit tonë. Dhe, e treta, unë them se duhet pas kujdes të veçantë. Këtu pajtohem plotësisht se secila nga elitat politike që gjendet në pushtet të ketë një përgjegjësi kulmore në detyrat që e presin.

E këtu ka vend për më shumë vemendje. Detajet janë të rëndësishme që burojnë nga marrëveshja e Ohrit, duhet të analizohen e studiohen më shumë kujdes”, u përgjigj ish presidenti Sejdiu, duke dhënë edhe lajmin se presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe askush nga kryeministrat e ish presidentët nuk e ftoi për këshilldhënie bash për asnjë temë të madhe politike./kosovalive.net