ARKATANA

Ish-presidenti rumun: Gjermania na bëri presion ta njohim Kosovën

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ish-presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, ka thënë se Gjermania i ka bërë presion vendit të tij për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Këtë deklaratë, Basescu e ka bërë në televizionin rumun B1TV, raporton Deschide.md.

Sipas tij, Gjermania u ka bërë presion të gjitha pesë shteteve të BE-së, Rumanisë, Spanjës, Greqisë, Qipros dhe Sllovakisë që të ndërmarrin një hap të tillë duke e njohur shtetësinë e Kosovës.

Eco Higjiena

“Rumania s’mund ta njohë Kosovën, pavarësisht premtimeve që Gjermania ua ka bërë liderëve të Kosovës. Do të ishte goditje e tmerrshme për Moldavinë, sepse situata në Transnistria është e ngjashme me atë të Kosovës – ndryshim i kufijve me forcë. Nëse Rumania e njeh Kosovën, duhet ta njohë edhe Transnistrinë dhe Krimenë. Le t’i njeh ai (ministri i Jashtëm gjerman) ato vende”, ka thënë Basescu, transmeton Koha.net.

Ish-presidenti rumun tha se Gjermania “i tejkalon kufijtë e saj në politikën e jashtme dhe mund të bëjë dëme”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.