Mobi Casa

Ish-portieri, trajneri Muamer Abdullahu pajiset me licencën B të trajnerit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-portieri i C,Zvezdës së Gjilanit e Dritës, Muamer Abdullahu, i cili një kohë të gjatë ushtroi zejen e trajnerit tek SC Gjilani e FC Drita dhe punoi me kategori të reja të futbollistëve në mënyrë triumfale është pajisur me Licencën B nga FFK.

Ish “gardiani”, Abdullahu i cili plot 45 vite kontribuon për futbollin e qytetit të Gjilanit, ndërsa karrierë të rregullt ka bërë plot 16 vite duke qenë njëri ndër portierët më të mirë që ka pasur qyteti i Gjilanit.

Muamer Abdullahu është pjesë e Policës së Kosovës tani e 21 vite, ku e mban veshur me krenari uniformën e Policisë së Kosovës, duke u bërë i respektuar tek të gjitha shtresat e qytetarëve të Gjilanit e më gjerë.

Mobi Casa

Me pajisjen e Licencës B për trajner, Abdullahu është mjaft i kënaqur dhe i nderuar.
“Ne edhe më herët e kemi kryer këtë licencë por futbolli i Kosovës ende nuk ishte i pranuar në UEFA e FIFA, dhe tani na është kërkuar që për herë të dytë të mbajmë këtë kurs për trajner. Unë do të jem ende me futbollin, ndërsa tani do të jem edhe më aktivë, ndërsa dua t`i falënderojë të gjithë ata që besuan në kualitetet
e mija dhe në asnjë moment nuk do ti zhgënjej”.

Qytetit të Gjilanit ju ka shtuar edhe një trajner me lIcencën B, duke avancuar edhe më shumë futbollin dhe futbollistët Kosovarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.