FIDANISHTJA

Ish-ndihmësi i Presidentit Obama: Marrëveshja Kosovë-Serbi e largon ndikimin rus, por jo brenda natës

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-ndihmësi i Presidentit Obama, profesori Charles Kupchan, në prag të takimit të së hënës Kurti-Vuçiq në Bruksel, ka komentuar procesin e dialogut, duke thënë se epilogu i tij heq ndikimin e Rusisë në Ballkan. Por, ai thotë se kjo nuk ndodh brenda natës.

“Zgjidhja graduale e çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe marrëveshja përfundimtare, për mendimin tim, do të jetë një hap i rëndësishëm përpara në kufizimin dhe përfundimisht heqjen e bastionit dhe ndikimit të Rusisë në rajon. Por, të jemi realist – nuk do të ndodhë brenda natës, është një proces që do të zgjasë”, tha ai për Zërin e Amerikës, transmeton Gazeta Express.

Kupchan, i cili një pjesë të karrierës së tij e kaloi i zyrtar i ngarkuar me çështjet europiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë mandatit të Barack Obamës, thotë se ndërmjetësit e dialogut Kosovë-Serbi nuk po e favorizojnë ndonjërën palë aktualisht.

“Nuk e kam ndjesinë se Bashkimi Europian dhe SHBA-ja po i japin ndonjë lloj supremacie njërës prej palëve për momentin. Jam i sigurt se ata dëshirojnë me vendosmëri që puna të përfundojë dhe të dalin nga periudha në të cilën marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe destabiliteti në Bosnje e Hercegovinë – e ktheu Ballkanin në qendër të vëmendjes”.

HW

Ai thotë se edhe pse dy fuqitë, SHBA e BE, janë të fokusuar te Ukraina, duan që të arrijnë qëllimin edhe në normalizimin e marrëdhënieve mes dy fqinjëve ballkanikë.

“Pavarësisht se SHBA dhe BE janë kryesisht të preokupuara me luftën në Ukrainë, aspirata e tyre e përbashkët është të bëjnë gjithçka që është e nevojshme që të dyja palët të arrijnë qëllimin – kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”.

Kupchan ka shërbyer si asistent special i presidentit amerikan Obama nga vitet 2014-2017.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.