GRANDEMALL

Ish-ministrja e Jashtme: Ende nuk ka aktakuzë ndaj Radoiçiqit, e Lista Serbe vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ngjarjet e shtatorit në Banjskë, vazhdojnë të jenë ende pikë e nxehtë në diskutimet lidhur me raportet Kosovë-Serbi.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka deklauar se edhe pas pesë muaj nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e policit Afrim Bunjaku, ende nuk ka aktakuzë të ngritur ndaj Milan Radoiçiqit.

Marrë parasysh këtë, Haradinaj-Stublla shton se Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës.

“Pesë muaj nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e Afrim Bunjakut! Ende nuk ka aktakuzë për Radojçiqin që pranoi krimin, dhe Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës (me votë të të gjitha partive politike) me 360 mijë euro nga KQZ dhe 250 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës!”, ka shkruar ajo në “X”.

Pesë muaj nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e #AfrimBunjaku!

Uji Dea

Ende nuk ka aktakuzë për Radojçiqin që pranoi krimin, dhe Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës (me votë të të gjitha partive politike) me 360 mijë euro nga KQZ dhe 250 mijë euro nga Kuvendi i…

Më 24 shtator, një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Radoiçiqi është në listën e zezë të SHBA-së për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.