Fundamenti

Ish-ministrja e Jashtme e Kroacisë: Mali i Zi po përdoret si kompensim ndaj Serbisë për humbjen përfundimtare të Kosovës

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Ish-ministrja e Jashtme e Kroacisë dhe profesoresha në Fakultetin Filozofik në Zagreb, Vesna Pusiç, paralajmëroi se fitorja e Jakov Milatoviçit mund të ketë pasoja dramatike përmalazezët.

“Partitë politike dhe personi që fitoi zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi nuk janë të vendosur të mbrojnë pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit. Po ashtu, shtrohet pyetja nëse ata janë të interesuar për vazhdimin e orientimit evropian të vendit dhe anëtarësimit të tij në aleancën perëndimore” – tha Vesna Pusiç për Pobjeda një ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.

Ish kryediplomatja pati dhe një koment disi të pazakontë për Malin e Zi ku sipas saj po përdoret çdo ditë e më shumë po shihet si njëfarë kompensimi ndaj Serbisë për humbjen përfundimtare të Kosovës.

“Dhe ata, sidomos në fazën e fundit, luajtën një rol negativ. Jo gjithmonë le të kujtojmë hyrjen në NATO… Çfarë po bëjnë sot? Kam frikë të projektoj disa skenarë shumë të këqij, në kuptimin që Mali i Zi shihet si një lloj kompensimi ndaj Serbisë për Kosovën. Sigurisht, ka një interpretim tjetër, më pak apokaliptik, që është se Perëndimi nuk e kupton problemin themelor malazez.”- u shpreh ajo.

Ajo shton se për fat të keq, ky orientim politik ishte i dukshëm që në deklaratat dhe veprimet e para të presidentit të sapozgjedhur.

Hidromorava

“Mali i Zi kaloi nëpër procedura dhe situata të komplikuara për të qenë në gjendje të mbrojë sot sovranitetin dhe pavarësinë e tij. Mos harroni, në të njëjtën kohë, se marrëdhënia mes qeverisë dhe opozitës ka qenë gjithmonë problematike”– thekson Pusić.

Nga ana tjetër, theksoi Pusiç, sado që mundohet ta mohojë Beogradi zyrtar, Kosova në thelb është shtet i pavarur dhe ndonëse me shumë vështirësi, do të qëndrojë në këmbë dhe do të mbijetojë si shtet i pavarur dhe sovran.

“Ata [Perëndimi], sidomos në fazën e fundit, luajtën një rol negativ. Jo gjithmonë – le të kujtojmë hyrjen në NATO. Çfarë po bëjnë sot? Kam frikë se po projektohen disa skenarë shumë të këqinjë, në kuptimin që Mali i Zi shihet si një lloj kompensimi ndaj Serbisë për Kosovën”, tha Pusiç.

Pusiç në këtë intervistë ka folur edhe për planin e Perëndimit dhe Ballkanin e Hapur, të cilin e cilësoi një nismë efektive.

“Nuk e shoh se çfarë do të ndahet saktësisht. Mirëpo, nëse tashmë është hapur tema e ndarjes së Ballkanit në tre sfera të ndikimit, atëherë kjo pa dyshim realizohet më shpejt dhe më efektivisht përmes nismës ‘Ballkani i Hapur’”, shtoi Pesiç.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.