RCCOLA

Ish-ministrja e Integrimit Evropian: Kurti e Vuçiq të enjten në Bruksel kanë arritur marrëveshje për vetëmenaxhim

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ish-ministrja e Integrimit Evropian Mimoza Ahmetaj, ka thënë që të enjten në Bruksel është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për vetëmenaxhim.

“Nga sa unë di, dhe nga kontaktet e mia në Bruksel marrëveshja e tillë veç është arritur”, ka thënë Ahmetaj në Klan Kosovës.

“Ajo marrëveshje për të cilën është diskutuar dhe dakorduar e që është vërtetuar edhe sot në konferencën për shtyp që e dëgjova të Vuçiqit bashkë me kryetaren e komisionit von der Leyen kuptohet që ata e kanë arritur një marrëveshje”.

Uji Dea

“Besohet nga ajo që e kom lexu është se kjo marrëveshje do të jetë një lloj vetëmenaxhimi, do të jetë një lloj autonomie për komunitetin serb në Kosovë por nuk do të jetë Republika Srpska”.

“Është përtej Asosicainit është përtej asaj marrëveshjes 2015 që ka qenë dakorduar dhe 2013 me vetë faktin që e ka vetëmenaxhimin

Është vetëmenaxhim por nuk është diçka sikurse Republika Srpska. Edhe formati dhe mënyra se si është Kosova nuk përkon me ambienti n dhe rrethanat në të cilat është Bosnja.