FITORJA

Ish-ministrja ankohet se ka persona që paguhen pa shkuar në punë, drejtori i Thesarit s’përfshihet

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike të hënën ka shqyrtuar Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Të ftuar në këtë komision ishin ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca.

Spanca para deputetëve prezantoi raportin e auditimit, duke theksuar rëndësinë e këtij raporti dhe konkluzionet e nxjerra.

“Fokusi jonë kryesor ka qenë transparenca dhe kontrolli i zbatimit të rekomandimeve në kuadër të këtij raporti. Konkluzioni jonë është se po bëhen përmasime në llogaritë financiare”.

“Mund të them që gjendja më e rënduar e raportimit financiar vazhdon të jetë te ndërmarrjet publike. Raporti i prezantuar sot është raporti i prezantuar nga Qeveria për vitin 2020 që përmban 90 raporte dhe 12 auditime publike dhe 11 auditime të performancës”, tha Spanca.

Tutje, Spanca tha se tashmë kanë nisur planin e veprimit për raportin e auditimit nga Qeveria.

“Tashmë kemi pranuar planin e veprimit për raportin e auditimit nga Qeveria për vitin 2020 dhe presim që të nisim punën”.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati gjatë këtij komisioni tha: “Ministria e Financave ka përgatitur planin e 38 rekomandimeve që kanë të bëjnë me llogaridhënien dhe transparencës”.

Kryetarja e këtij Komisioni Hykmete Bajrami adresoi disa nga problemet që ka parë në raport, e cila theksoi se është dashur që kjo ministri të kompensojë 44 milionë euro, shkruan EO.

“Është dashur që të kompensohen 44 milionë euro, por që ndoshta kjo e zbut pak sepse ka ndikuar edhe situata pandemike”.

“Ne si Komision kemi vendosur që pas shqyrtimit të këtij raporti të merremi me të gjitha organizatat buxhetore”.

Drejtori i Thesarit të shtetit, Ahmet Ismaili, u përgjigj në pyetjen e Bajrami lidhur me pasqyrat financiare, duke theksuar se ka nevojë për rishikim.

Fundamenti

“Nuk pranojmë që sistemet paralele të keqpërdoren, por edhe të hyrat e pasqyrave financiare kanë nevojë për rishikim. Ne kemi vënë në theks se ky numër nuk duhet të jetë por që pasqyrat financiare e japin një gjë të tillë”.

Deputeti i LVV-së Eman Rrahmani pyeti ministrin rreth problemeve që organizatat buxhetore kanë në sistemin elektronik E-pasuria, për të bërë deklarimin e pasurisë.

Ai po ashtu pyeti se sa është vlera e huamarrjeve që Kosova ka paguar pa shfrytëzuar asgjë nga huamarrja.

“Deklarimet në sistemin E-pasuria një ndër raportimet është se ky sistem lëshohet vetëm për pesë ose gjashtë ditë ku organizatat buxhetore e kanë problem për me i raportuar pasuritë. Poashtu dua të pyes ministrin tek financimi apo huamarrja a keni arritur me nxjerr që sa është vlera që Kosova ka pagu pa e shfrytëzuar as edhe një cent nga huamarrjet”.

Ministri Murati tha se nuk ka një shifër të saktë të tarifave, por që përafrohet në 2 deri në 3 milionë euro, tarifa që janë dhënë në dispozicion dhe nuk janë shfrytëzuar.

“Sa u përket tarifave që kanë paguar nuk e kam këtë të dhënë, por nëse është për pesë vitet e fundit mund të përafrohet tek 2-3 milionëshi pra bëhet fjalë për tarifat e zotimit që janë dhënë në dispozicion dhe nuk janë shfrytëzuar.

Deputetja Bajrami pyeti poashtu ministrin se çfarë është punuar për tarifat dhe shpronësimet e rrugës Kiev-Sahaq, raporton EO.

“Sa i përket projektit të rrugës Kiev-Sahaq e dimë që ka keqpërdorime të shpronësimit dhe jemi duke e rishikuar edhe këtë”, u përgjigj ministri Murati.

Drejtori i Thesarit lidhur me problemet në sistemin E-pasuria tha se ka dijeni që ka probleme.

Ish-ministrja Bajrami ka pyetur drejtorin se a është në dijeni që ka persona që nuk janë duke punuar, por janë duke u paguar.

Me këtë rast drejtori i Thesarit tha se do që të përfshihet aspak.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.