Eko Higjiena

Ish-ministrja Ahmetaj nuk sheh rrezik nga ekipi i Vuçiqit kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Serbia ka formuar grupin punues që është thënë se do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Grupi punues do të udhëhiqet nga Ivica Daçiq, që është kryediplomati i Serbisë, së bashku me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Guardiola rrezikon seriozisht të mbetet pa shërbimet e dy yjeve për duelin me Real Madr…Lufta në Gaza – ku i merr armët Izraeli?Beyonce vazhdon të mbështetet në rrënjët e saj teksase, ndërsa shfaqet me një veshje ka…Shtëpia ideale për familje të re (Plani detaj)Plani dinak i Juventusit për të siguruar Zirkzeen

Ish-ministrja e Integrimeve Mimoza Ahmetaj thotë se Serbia edhe para formimit të këtij grupi punues, ka punuar në vazhdimësi kundër Kosovës në të gjitha organizmat ndërkombëtarë.

“Serbia në vazhdimësi ka lobuar kundër Kosovës, jo vetëm për Këshillin e Evropës, por në të gjitha organizmat ndërkombëtar. Serbia asnjëherë nuk ka qenë përkrahëse e Kosovës apo që ka bërë ndonjë veprim që të përmbahet. Është vazhdimësi që Serbia bën këso lloj veprimesh prej kohësh”, tha Ahmetaj në TV Dukagjini.

“Uroj që Serbia mos të jetë e suksesshme në iniciativën e saj sepse shtetet anëtare të Këshillit të Evropës kanë pasur mjaftueshëm kohë ta shohin dhe ta vërtetojnë se cila është Kosova në lidhje me respektimin e konventave dhe gjithçka që derivon nga Këshilli i Evropës”.

Ajo thotë se raporti i Bakoyannis pasqyron realitetin e Kosovës.

Ahmetaj thotë se Kosova ka lobuar deri më tani për këtë rrugëtim.

Fundamenti

“Kosova ka mobilizuat diplomacinë evropiane. Sigurisht tash duhet lobuar akoma më shumë për këtë proces, por nuk besoj se e kemi lënë lobimin vetëm në minutat e fundit”, ka deklaruar Ahmetaj.

Bashkimi Evropian nuk ka komentuar planet e Serbisë për të tentuar që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Më 5 prill, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, u pyet nëse veprime të tilla të Serbisë përbëjnë shkelje të marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve – të arritur një vit më parë – por, ai nuk deshi të komentojë.

“Nuk dua të hyjë në komente të asaj se çfarë është thënë se çfarë dëshiron të bëjë presidenti Vuçiq. Unë mund të përsëris se, bazuar në pritjet e Bashkimit Evropian, si Serbia ashtu edhe Kosova duhet pa vonesa të tjera të nisin të zbatojnë marrëveshjen për të cilën ishin pajtuar para më shumë se një viti në Ohër. Kjo është me rëndësi të madhe. Kur bëhet fjalë për Këshillin e Evropës, çështjet e anëtarësimit i takojnë Këshillit të Evropës”, tha Stano.

Neni 4 i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt të vitit 2023, thotë se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Kosova synon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në muajt në vijim, pasi javën e kaluar, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se ajo i ka plotësuar kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në prill, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj./Telegrafi/