GRANDEMALL

Ish-ministri i Financave: Qytetarët janë varfëruar në masë të madhe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-ministri i Financave, aktualisht kryetar i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se qytetarët e Kosovës janë varfëruar në masë të madhe shkaku i inflacionit.“Kur e shikojmë standardin e qytearëve të Kosovës, ne e dimë që qytetarët tonë janë të një shtresë ku pjesën më të madhe të shportës së konsumit e përbëjnë produktet dhe artikujt bazikë, që dmth qytetarët e Kosovës janë varfëruar në masë të madhe”, tha Hamza në T7.

I pari i Mitrovicës tha se vlera e pagave është më e vogël.“Qytetarët e Kosovës nominalisht i marrin të njëjtat paga, por realisht pagat e tyre kanë vlerë më të vogël. Ndoshta sot nuk mundesh me ble artikuj me 150 euro sa ke blerë para dy-tri vjetëve me 100 euro”, tha Hamza.

Ai tha se “tash po kërkohet një minimum i ruajtjes së vlerës reale të parasë”

GRANDEMALL

Kujtojmë që sipas ASK-së, inflacioni vjetor në Kosovë deri në muajin gusht 2022, ka arritur në 13 për qind. Kjo rritje e inflacionit përkthehet me rritjen enorme të çmimeve të shumë produkteve ushqimore në Kosovë këtë vit.

Ndërsa, në krahasim me korrikun 2022, inflacioni në gusht u rrit për 0.2 për qind. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 13.0% në muajin gusht 2022, krahasuar me muajin gusht 2021.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.