UBT

Ish-ministri i Financave kritikon Qeverinë, thotë se po vepron si të ishte armiku i qytetarëve

/ 3 minuta lexim

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, konsideron se mosinvestimet në energji, do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë vendëse.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Shatri adreson kritika në drejtim të Qeverisë, për mënyrën sesi iu është qasur krizës energjetike, për të cilën thotë se do të ketë impakt negativ në ekonomi.

Duke folur për mungesën e energjisë, thotë se e njëjta sjellë pengesa në zhvillim si dhe rrit papunësinë dhe varfërinë.“Energjia përveç që është faktor kyç në standardin jetësor por në aspektin e përgjithshëm, energjia është një prej tre faktorëve kyç në prodhimtari, që i bie në zhvillim ekonomik. Energjia, lënda e parë dhe fuqia punëtore, këto janë tre faktorë të zhvillimit ekonomik”.“Mungesa sjell pengesa në zhvillim, dështim në realizimin e zhvillimit ekonomik. Dështimi në zhvillim e rrit varfërinë, e rrit papunësinë e varfëron popullsinë dhe e kthen në pjesë të popullsisë që konsiderohet e mesme i lëshon një gradë më poshtë sa i përket gjendjes ekonomike”, u shpreh Shatri.

Fidanishtja

Kritika ka pasur edhe për shumën e mjeteve që vazhdojnë të qëndrojnë në llogarinë bankare të Qeverisë.

Thotë se mosqarkullimi i atyre mjeteve është dështim.Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti për mënyrën sesi është duke qeverisur, për të cilën thotë se ngjason sikur “Kosova të qeverisët nga armiku”.“Stoku i mjeteve monetare të domosdoshme me qëndru si rezervë është i përcaktuar me ligj për buxhetin dhe ai duhet të respektohet sepse e garanton stabilitetin buxhetor, por në raportin e gjashtë mujorit” të ecurive buxhetore shohim që në stokun e mjeteve që ruhen në BQK, këto mjete janë dyfishuar. Mosfutja e parave në funksion, nuk është ndonjë ekonomizim i mençur por është dështim. Pjesët tjera të parave publike që janë të parapara për investime kapitale, duhet menjëherë të hyjnë në funksion”, u shpreh ai.

“Është shqetësuese që kjo Qeveri në pjesën e investimeve kapitale është duke dështuar, është sikur ta ketë armiku Qeverinë në dorë e jo njerëzit tanë të zgjedhur me votë. 200 milionë kanë dështuar vitin e kaluar në kategorinë e investimeve kapitale, këtë vit është thelluar si problem ku sipas raportit është vetëm 11 për qind e shumës vjetore të parapara për investime kapitale është realizuar deri më tani”, tha Shatri për EO.