ARKATANA

Ish-ministri gjerman: BE-ja përfundimisht duhet t’i mbajë premtimet, t’ia heqë vizat Kosovës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, ka thënë se duhet të rritet besimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo duhet bërë duke liberalizuar vizat për Kosovën dhe të hapen negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të ndihen të lëna pas dore. Rusia është gjithashtu duke destabilizuar rajonin. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet. Do të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do të jepet liberalizimi i vizave për Kosovën”.

United Hospital

Ai po ashtu tha se edhe Ukrainës i duhet shpresa dhe besimi nga BE-ja, duke thënë se Europa Lindore nuk është aneks, por se përket në Europë.Roth në vazhdimësi ka folur për interesat e Kosovës, derisa çështjen e liberalizimit të vizave e ka përmendur shpesh në fjalimet e tij./eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.