RCCOLA

Ish ministri Buja: Me çështjen e Arsimit duhet të merren Kuvendi dhe Qeveria, jo t’i lihet nivelit lokal

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka thënë se çështja e vazhdimit ose jo të procesit të mësimdhënies/mësimnxënies nuk duhet t’i lihet nivelit lokal.

“Nuk më duket që është e qëlluar. Për faktin që jemi në situatë të vështirë duhet të merren institucionet nga Kuvendi dhe pastaj ministria për çështje që i takojnë. Me që është problem kaq serioz duhet të debatohet në një seancë të veçantë që Kuvendi të marrë vendim dhe të mos i lihet komunave sepse do të ketë rrezikshmëri të madhe” ka deklaruar ai në Klan Kosova.

“Qeveria po do ta heqë barrën sepse kjo gjendje ka krijuar situatë të rëndë. Të barten kompetencat andej-këndej do të ishte gabim i madh e aq më tepër që kjo t’u lihet komunave”, ka thënë Buja, transmeton Telegrafi.

Buja ka thënë se nuk përkrah asnjërin prej tri modaliteteve se si t’i jepet zgjidhje çështjes së arsimit në situatë pandemie.

Mobi Casa

“Nuk do të isha për asnjërin. Do të komunikoja me të gjitha institucionet që të merret vendim i përbashkët. Kjo gjë nuk është lojë. Mund të në kushtojë shumë shtrenjtë dhe kjo situatë duhet të menaxhohet siç është më së miri. Duhet të kemi shumë kujdes, prandaj apeloj që me këtë çështje të merret Kuvendi dhe Qeveria sepse do të bëhet tepër vonë dhe do ta pësojmë shumë keq”, ka deklauar ai.

Sipas tij kërkohet unitet në këtë temë.

“Është situatë tepër e rëndë dhe konform peshës duhet të merren të gjitha institucionet. Fëmijët e moshave më të vogla dëmtohen më shumë”./Telegrafi/.