Mobi Casa

Ish-ministri britanik: Trump mund ta rindezë konfliktin e Kosovës!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-ministri i Britanisë së Madhe për Evropën, Denis MacShane, në një koment të botuar në numrin e sotëm të gazetës së njohur britanike The Independent, shkruan se Donald Trump, presidenti i posazgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “aksidentalisht mund ta rindezë konfliktin në Ballkan”, mes Kosovës dhe Serbisë.

McShane shkruan që Kremlini tashmë e “ka në agjendë çështjen e shkeljes së kufijve dhe ndezjen e konflikteve kufitare siç janë rastet në Moldavi, Gjeorgji dhe Ukrainë por edhe mbështet Beogradin në kërkesat për separatizmin nacionalist serb në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë”

Sipas McShane nëse Putini kërkon Trumpit një favor në mbështetje të Serbisë, Ballkani Perëndimor rrezikon të bjerë përsëri në konflikt të hapur dhe atë si në Bosnje dhe sidomos në Kosovë.

Mobi Casa

Pasi numëron serinë e incidenteve të kohëve të fundit në Kosovë të shkaktuara nga Serbia dhe duke u ndalur sidomos tek provokimi me tren, ish-politikani britanik konstaton që deri më tashti politika amerikane ka qenë e qartë kur Ballkani është në pyetje.

Qoftë demokratët ashtu edhe demokratët kanë marrë anën e shqiptarëve kundruall sprovave nacionaliste serbe.

Trump duhet të pyesë politikanët me përvojë nga Republikanët siç janë Bob Dole apo John McCaine me të cilët Hashim Thaçi është takuar së voni në Washington. Evropa është e pafuqishme të mbajë Ballkanin të qetë shkruan McShane prandaj një aksident nga Trump që do të hapte rrugë për Serbinë d.m.th. ndezje e konfliktit në Ballkan, shkruan McShane në Indipendent.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.