RCCOLA

Ish-kryetari i FHK-së Mexhit Devaja uron hendbollistët e Kosovës

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ish-kryetari i FHK-së, Mexhit Devaja dhe kryetar nderi i FHK-së, ka uruar hendbollistët e Kombëtarës së Kosovës U21 dhe U19 për rezultatet e arritura.

Siç dihet Kombëtarja e U21 ka mposhtur Taipein Kinez në finale IHF Trophy Intercontinental, duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në Spanjë “Spanja 2019”.

Rezultate të kënaqshme kanë arritur edhe Kombëtarja U19 duke u stolisur me medaljen e bronztë duke e mposhtur Kanadën me rezultat 32-26.

KKVITI

Ish-kryetari i FHK-së, Mexhit Devaja, në urimin e tij drejtuar djelmoshave të rinjë të Kombëtares së Kosovës thuhet:
“Është një ditë historike për hendbollin e Kosovës kualifikimi i Kombëtares së Kosovës në një element të madh siç është Kampionati Botëror, është kjo ditë e madhe ashtu siç filluam rrugëtimin tonë drejt ndërkombëtarizimit të hendbollit, jam shumë krenar me këta djelmosha të talentuar për rezultatin e arritur, të jesh pjesë e një Kampionati Botëror dhe të përfaqësosh shtetin në festivalin më të madh të hendbollit botëror dëshmon se sakrifica e të gjithë atyre njerëzve që e arritën hendbollin në ditën e sotme në piedestalin më të lart botëror është një nder i madh.

Poashtu nga zemra uroj edhe Kombëtaren U19, e cila fitoi medaljen e bronzet duke dëshmuar se shteti ynë ka talent të mëdhenj në lojën e hendbollit.
Më lejoni nga zemra me plot dashuri t’ju uroj për sukseset e juaja, duke na bërë krenar me paraqitjet e juaja”, ka theksuar ish-kryetari i FHK-së dhe kryetar nderi i FHK-së, Mexhit Devaja./rajonipress/