ARKATANA

Ish kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Mexhit Devaja,feston 73 vjetorin e lindjes

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Strategu i sportit të Kosovës e veçanërisht i hendbollit Kosovar Mexhit Devaja me familjar nipër e mbesa ka festuar 73 vjetorin e lindjes.

Ish kryetari i Hendbollit të Kosovës i cili pat filluar për të lobuar që nga viti 1998 për ta pranuar Federatën e Hendbollit në arenën ndërkombëtare i cili në një periudhë tejet të vështirë me plotë sakrifica këtë synim e arriti në vitin 2004 në Budapest të Hungarisë.

Devaja i cili nga një Arsimtar i Matematikës e punëtor shoqëror arriti që t`i bindë të gjitha Federatat Evropiane e Botërore ta njohin shtetin e Kosovës në lojën e hendbollit.

Mobi Casa

Ish kryetari Mexhit Devaja njihet me atë thënien e famshme të tij kurë kishte udhëtuar në Kongresin Botëror në Budapest të Hungarisë i cili pat deklaruar “Nëse nuk pranohet Federata e Kosovës në këtë Kongres trupin tim mundeni ta gjeni në Danub”.

Ish kryetari i FHK-së sot gëzon shëndet të plotë i rrethuar me nipër e mbesa duke kaluar ditët e pensionimit. “Jam i lumtur e i nderuar nëse vetëm pak kam kontribuar për shtetin e Kosovës e veçanërisht për hendbollin e Kosovës ishin kohëra të vështira mos të them të pa mundura është dashur shumë sakrificë me miqtë e mi Evropian, për ta arritur atë sukses në vitin 2004, kurse sot jam pranë familjes i rrethuar me familjarët e mij me nipër e mbesa, jam shumë i nderuar që në këtë përvjetor timin të lindjes kamë marrë shumë urime nga miqtë e mi anembanë Kosovës e më gjerë, jam shumë i lumtur sot kur shohë hendbollistët e hendbollistet që mbajnë me krenari emblemën e Kosovës në fanellat e tyre në garat ndërkombëtare kjo më bën edhe më shumë të lumtur në këto ditë të pensionimit
tim” ka thënë ish kryetari i FHK-së Mexhit Devaja

Ndërsa Portali Rajoni Press në emër të redaksisë i urojmë shëndet e gëzime në jetën e tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.