HW

Ish-kryeprokurori i Speciales flet pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale që kishte kryer hetimet për pretendimet e raportit e Dick Martyt për dyshimet e pretenduara për krime të kryera nga UÇK-ja, Clint Williamson, ka thënë se i qëndron prapa deklarimeve të thëna më 2014 kur kishte prezantuar gjetjet e hetimeve.

Në një deklaratë për media, në ditën kur u publikua njoftimi se Zyra e Prokurorit Special ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Williamson ka kujtuar gjetjet e preliminare të tij gjatë hetimeve të nisura më 2011.

“Disa, në mënyrë që të mbrojnë vetveten, kanë tentuar ta portretizojnë këtë hetim si sulm mbi luftën e Kosovës për liri apo të UÇK-së si organizatë. Shumë kosovarë iu bashkuan UÇK-së me qëllimet më të mira dhe kanë refuzuar kriminalitetin që ngjau pas luftës. Disa nga ta kanë treguar guxim të madh dhe integritet duke ardhur si dëshmitarë e duke treguar atë që dinë për ata që kanë ndërruar drejtim – ata në pozita udhëheqëse që pranuan krimin dhe donin ta përdornin UÇK-në për qëllime të tyre personale. Andaj, duhet të dihet qartë se hetimi dhe çdo akuzë që rezulton nga ai, janë të drejtuara ndaj veprimeve kriminale të individëve brenda grupeve të veçanta, jo UÇK-së si e plotë. As nuk është përpjekje për të rishkruar historinë”, ka thënë Williamson.

Duke kujtuar se kishte mbikëqyrur edhe hetimet e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Serbisë, Williamson kishte thënë se e njeh historinë e Kosovë dhe vuajtjen e familjeve të shumta kosovare.

Fundamenti

Megjithatë, ai kishte shtuar se “ajo që ndodhi menjëherë pas luftës nuk ishte për të mbrojtur Kosovën ose për të luftuar për liri”.

Williamson kishte thënë se ka pasur sulm brutal ndaj serbëve që donin të rrinin në Kosovë e ndaj etnive të tjera. Madje sipas, tij ka pasur sulme edhe ndaj shqiptarëve të Kosovës që kundërshtonin një “grup të vogël brenda UÇK-së që kishte monopol në udhëheqje”.

“Ajo që kam thënë më 2014 qëndron si e vërtetë edhe sot. Për ata në Kosovë që kanë reaguar me nervozizëm ndaj akuzave, dhe në veçanti për ata në Kosovë që tentojnë të nxisin reagim kundërshtues, u kërkoj të përmbahen. Këto janë akuza serioze dhe implikimet për ata që akuzohen janë po aq të rënda, por është e rëndësishme që këto akuza të dresohen përmes një procesi gjyqësor në kohën e duhur. Në këtë pikë, shpresoj sinqerisht se do të ketë një zgjidhje të qartë që do të ofrojë drejtësi për viktimat e këtyre krimeve – hap kyç në lejimin e Kosovës dhe Serbisë që të lëvizin përpara dhe të tejkalojnë këtë periudhë tragjike”, ka përfunduar Williamson.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.