Fundamenti

Ish-kryenegociatorja kritikon qeverinë për targat: Dy dështime, as nuk zbatoi marrëveshjen dhe as nuk u koordinua me partnerët amerikan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për targat.

Tahiri përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se qeveria jo vetëm që nuk zbatoi marrëveshjen për targa por nuk koordinoi as partnerët amerikan.

Siç i quajti ajo dy dështime dhe injorancë politike.

“Qeveria as nuk e zbatoi marrëveshjen për targa dhe as nuk koordinoi me partnerët amerikan. Dy dështime! Injorancë politike”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndryshe, kryeministri i vendit Albin Kurti të premten bëri të ditur se vendimi për targat ilegale të lëshuara nga Serbia do të nisë së zbatuari nga 1 nëntori ashtu siç ishte paraparë, dhe se i njëjti është i ndarë në katër faza.

Uji Dea

Në një konferencë për media, kreu i ekzekutivit tha se nuk e kanë shtyrë zbatimin e vendimit për targat, por kanë bërë sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve.

Konkretisht tha se për tri javë ata të cilët nuk e zbatojnë vendimin për konvertimin e targave do të qortohen.

Pas fazës tri javore të qortimit, ai bëri të ditur se ata të cilët i mbajnë targat ilegale në Republikën e Kosovës për dy muaj rresht do t’u shqiptohen gjoba (nga 21 nëntori deri më 21 janar).

Pas kësaj faze, për dy muaj të tjerë (21 janar deri më 21 prill) do të ketë targa provuese deri në prill kur nuk do të lejohen të qarkullojnë targa të tjera përveç atyre RKS. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.