Mobi Casa

Ish-kryeministri suedez: Çështja e veriut është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka folur lidhur me situatën e krijuar së fundi në Veri, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Ai në platformën “X” ka shkruar se është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, mirëpo “çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovë është dashur të zgjidhet shumë më herët ”Bildt ka shkruar se duhet të ishte nxjerrë mësimi, që konfliktet e ngrira nuk qëndrojnë të ngrira përgjithmonë.

Fundamenti

Tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë, policia ndalon pesë persona në Leposaviq
Arrestohet pejani pasi në gjendje të dehur kanosi babain dhe familjarët
Sot varrosen tre terroristët serbë që u vranë në Banjskë
“E di që është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovë, është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë. Në vend të kësaj, ajo është lënë vetëm të acarohet. Ne duhet të kishim nxjerrë mësimin: “Konfliktet e ngrira nuk ngrihen kurrë përgjithmonë”, ka shkruar Bildt.