GRANDEMALL

Ish-Kryeministri refuzon të bisedojë me Lajcakun, e konsideron të panevojshme një telefonatë me të

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i AAK-së, sot i ka dërguar një letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, ku ka shprehur qëndrimin e AAK-së lidhur me dialogun Kosovë Serbisë. Haradinaj ka thënë se e konsideron të panevojshme të zhvillojë bisedë telefonike me Lajcakun në rrethanat politike të paqarta.

Haradinaj ka thënë se qëndrimi i AAK-së mbetet i pandryshuar në atë se si ishte bërë dialogu nga paraardhësja e Lajcakut, Frederica Mogherini.

“Qëndrimi i AAK-së mbetet i pandryshuar, në atë se dialogu si ishte bërë nga ish-paraardhësja e Lajçakut, Frederica Mogherini, kishte devijuar nga temat e rëndësisë substanciale dhe kishte rrezikuar të arriturat e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në letrën e tij.

Ai po ashtu ka thënë se edhe veprimet e përfaqësuesit të lartë të BE’së, Joseph Borell i sheh si përpjekje për ta zvarritur marrëveshjen mes Kososvës dhe Serbisë.

“Veprimin e përfaqësuesit të lartë Joseph Borell, e shoh si përpjekje për të zvarritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe për ta rikthyer dialogun në një proces të pafund”, thuhet në letrën dërguar përfaqëuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi edhe zyrtarisht ka filluar punën për të cilën është emëruar në fillim të këtij muaji.

Sllovaku ka njoftuar përmes Twitterit se ka biseduar sot në telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

FIDANISHTJA

Lajcak ka thënë se ka pasur një bisedë të mirë dhe konstruktive me Vuçiqin për dialogun me Kosovën, raporton Gazeta Express.

Letra e plotë e Ramush Haradinajt

I nderuar Z. Lajcak,

Dëshiroj të ju falënderoj për letrën tuaj të datës 9 prill 2020, si dhe për propozimin për një bisedë telefonike me kërkesë të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh rrethanat e paqarta politike, besoj se një thirrje telefonike do të ishte e panevojshme.

Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me dialogun mbetet i pandryshuar: dialogu i ndërmjetësuar nga BE nën ish-Përfaqësuesen e Lartë Federica Mogherini ka devijuar nga temat e rëndësisë substanciale, ka rrezikuar të arriturat e Kosovës, dhe ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e BE-së për ta ndërmjetësuar dialogun në të ardhmen. Për më tepër, e shoh qasjen e tanishme nga Përfaqësuesi i Lartë Joseph Borell dhe nga ju si një përpjekje për ta zvarritur marrëveshjen përfundimtare dhe për ta rikthyer dialogun në një proces të pafund.

Megjithatë, Kosova e ka mirëpritur rolin e Kancelares Angela Merkel dhe të Presidentit Emmanuel Macron për t’u angazhuar personalisht në marrëveshjen gjithëpërfshirësë ligjërisht obligative.

Kam qenë vazhdimisht i zëshëm dhe i qartë në të kërkuarit e rolit aktiv të ShBA-së në dialog. Tani – situata me energjisë e re nga ShBA për Kosovën, ka rritur shpresat që dialogu Kosovë-Serbi, mbi një dekadësh, do të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Megjithatë, ndërmjetësimin nga BE nën udhëheqje të ShBA-së e shohim si pozitive./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.