UBT

Ish-Kryeministri Kurti: Edhe të shtunën punon Qeveria që i shërben Serbisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Kryeministrit Hoti për të hequr reciprocitetin me Serbinë.

Kurti ka thënë se qeveria me në krye Avdullah Hotin po mbajnë mbledhje edhe të shtunën që të heqin reciprocitetin me Serbinë, raporton Gazeta Express.

“Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë

FIDANISHTJA

Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka panumër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës”, ka shkruar kryetari I VV’së në Facebook.

Kurti tutje ka thënë se me vendimin e sotëm të kryeministri Hoti I ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme në dialog me Serbinë, kur ka deklaruar se me heqjen e reciprocitetit ka hequr pengesat për dialog.

“Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut. Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveçqë dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogu”, ka thënë Kurti./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.