United Hospital

Ish-kryeministri Hoti jep katër propozime për Qeverinë për tejkalimin e krizës ekonomike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka rekomanduar katër veprime për Qeverinë që sipas tij e zbusin krizën ekonomike në vend.

Hoti me anë të një shkrimi në Facebook thotë se veprimi i parë është indeksimi i pagave, subvencionet në bujqësi, pensioneve dhe ndihmave sociale me normën e inflacionit.

Për ish-kryeministrin rritja e pagës minimale në sektorin privat duhej të ishte veprimi i dytë, ndjekur nga ulja e TVSH-së në 8 për qind për disa produkte ushqimore dhe në fund pezullimi i përkohshëm i akcizës në naftë.

“Për të ndihmuar qytetarët në përballje me inflacionin, Gjermania ka vendosur të ulë Tatimin në Vlerën e Shtuar në gaz dhe nxemje nga 19 për qind në 7 për qind duke filluar nga 1 tetor 2022 deri në prill 2024. Në rastin e Kosovës, janë tri veprime që e zbusin krizën, por që po mungojnë nga muaji mars: Indeksimi i pagave, subvencioneve në bujqësi, pensioneve dhe ndihmave sociale me normën e inflacionit; Rritja e pagës minimale në sektorin privat; Ulja e TVSH nga 18 për qind në 8 për qind për naftë dhe për disa produkte ushqimore që ende janë me 18 për qind TVSH; dhe Pezullimi i përkohshëm i akcizës në naftë”, shkruan Hoti.

United Hospital

Po ashtu, ai ka thënë se Qeveria aktuale po e zvogëlon qarkullimin në ekonomi dukem mos zbatuar qindra miliona euro investime kapitale.

“Kjo qeveri jo vetëm që nuk po ul tatimet, por po e zvogëlon qarkullimin në ekonomi edhe duke mos implementuar qindra miliona euro investime kapitale. Sikur të ishin futur në ekonomi qindra miliona euro përmes projekteve kapitale, krahas uljes së tatimeve, do të rritej kërkesa agregate dhe do të parandalohej thellimi i krizës”, shton ai.

“Të gjitha këto masa nuk paraqesin problem për deficitin buxhetor, pasi bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë. Këto veprime mund të merren menjëherë dhe jam i sigurt se e kanë mbështetjen e të gjitha palëve”, përfundon Hoti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.