Uji Dea

Ish-kryeinspektori i AKI-së: Serbia është “masha” e Rusisë, situata në veri e tensionuar dhe e paqëndrueshme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Synimet e Rusisë që t’i shtyjë përpara interesat e saj në Ballkan janë të lidhura kryekëput me Serbinë, kështu ka deklaruar ish-kryeinspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, në një intervistë për Ekonomia Online.

Sipas tij, Serbia është “masha” e Rusisë që vazhdimisht paraqet kërcenim për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.Ramadani po ashtu tha se ndikimi rus i lidhur përmes Qeveris së Serbisë është i ndërlidhur drejtpërdrejt me grupet kriminale në veriun e Kosovë.

Ai theksoi se Kosova duhet që të evidentojë sa më shumë lojën që bënë Serbia përmes Rusisë dhe anasjelltas.“Logjika edhe synimet e Rusisë për të shtyre interesat e veta në Ballkan janë të lidhura krye këput me Serbin dhe me mundësin që Serbia të shpërndaj pastaj atë nëpër shtet e tjera. Serbia siç njihet si masha e Rusisë vazhdimisht paraqet kërcenim të sigurisë për rajonin Ballkanik dhe po ashtu ndërhyn në proceset demokratike brenda shteteve të rajonit”.“Ajo që është e qartë është se Kosova duhet që të evidentoj sa më shumë lojën që bënë Serbia përmes Rusisë dhe anasjelltas, lojën që bënë Rusia përmes Serbisë që të destabilizoj Ballkanin, që të delegjitimojë proceset demokratike dhe kështu të mbaj të tensionuar tërë Ballkanin” tha ai.

Ai tha se destabilizimi i Ballkanit mund të ndodh atëherë kur shtet perëndimore nuk e zgjerojnë NATO-në, prandaj sipas tij, Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-së si një garanci shtesë për sigurinë rajonale në Ballkan.

Hidromorava

“Destabilizimi i Ballkanit mund të ndodhë atëherë kur perëndimi, shtet pro perëndimore në Ballkan nuk e kanë të qartë rrugën për para, nuk e zgjerojnë NATO-n. Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-së si një garanci shtesë për sigurinë rajonale në Ballkan dhe deri atëherë Serbia synon që të ndikojë nëpër shtet veç e veç, e po ashtu të bllokoj rrugën e shteteve që kanë mbetur për anëtarësim në NATO. Destabilizimi i Ballkanit mund të ndodhë nëse prioriteti perëndimorë për Ballkanin zvogëlohet dhe kështu territorin më shumë ose ndikimin më shumë e ka Rusia”, tha ai për EO.

Ai u shpreh se veriu i Kosovës mbete në një situatë shumë të tensionuar dhe të paqëndrueshmen dhe se ndikimi rus i lidhur përmes qeveris së Serbisë është i ndërlidhur drejtpërdrejt me grupet kriminale në këtë pjesë te vendit, raporton EO.

“Veriu i Kosovës mbete në një situatë shumë të tensionuar dhe të paqëndrueshmen. Është drejtpërdrejt e ndërlidhur me strukturat kriminale të ndërlidhura me qeverinë e Serbisë dhe sidomos në periudhën e fundit ato do të sfidojnë në vazhdimësi institucionet e Kosovës. Ndikimi Rus përmes Serbisë, i lidhur përmes qeveris së Serbisë, presidentit Vuçiq dhe shefit të BIA-së Vulin është i ndërlidhur drejtpërdrejt me grupet kriminale në veri, sikur se dihet. Ka pasur qarkullim edhe të individëve të grupit mercenar Ëargner, dhe si të tilla paraqesin kërcenim të vazhdueshëm”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.