Fundamenti

Ish-kryeinfermierja arrestohet me dyshimin se vodhi albumina në vlerë 27 mijë euro

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryeinfermierja e Klinikës së Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Emine Rama, është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore, shkruan sot Koha Ditore. Ajo dyshohet se gjatë kohës sa ka punuar në QKUK e ka dëmtuar institucionin në vlerë të 27 mijë eurove.

“Koha Ditore” në muajin prill kishte raportuar se QKUK-ja e kishte paraqitur në Komision Disiplinor me dyshimin për vjedhje, megjithatë për këto dyshime nuk e kishin lajmëruar as Policinë e as Prokurorinë e Kosovës. Policia e Krimeve Ekonomike kishte nisur këtë hetim pas raportimit të gazetës se dyshimet ndaj kësaj infermiere po trajtoheshin nga një komision i brendshëm i QKUK-së. Emine Rama dyshohet se në mënyrë sistematike ka “vjedhur” dhjetëra albumina, të cilat kishin qenë të parapara që t’u jepeshin pacientëve. Dyshohet që i ka shitur në barnatore private me vlerë për 25 euro për një albuminë.

“Koha Ditore” nga burime brenda QKUK-së kishte mësuar se vetëm për muajin dhjetor dyshohet se ajo kryeinfermiere e QKUK-së ka shmangur preparate të albuminës me vlerë rreth 4.000 euro. Pasi ka nisur hetimi, kërkesa për albumina ka rënë për 50 për qind.

Uji Dea

Arrestimin e kësaj ish-punëtoreje të QKUK-së e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Imer Beka. Ai në orët e vona të së premtes ka deklaruar se arrestimi i saj është bërë me dyshimin se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

“E dyshuara është arrestuar, të enjten, pasi, sipas Policisë së Kosovës, ekziston dyshimi se në periudhën e viteve 2014-2015 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, ka keqpërdorur detyrën zyrtare”, ka deklaruar ai.

http://koha.net/?id=27&l=67833

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.