Ish-kreu i VV-së e lavdëron Kurtin për procesin e vaksinimit, e këshillon se si të dilet nga kriza

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Vendi mund të përballet me krizë të furnizimit me drithërave, kjo për k të luftës në Ukrainë, i tha Ekonomia Online ish-kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri.Prandaj sipas tij, ish-bashkëpartiaku i tij, kreu aktual i Qeverisë Albin Kurti duhet që të marrë masa të menjëhershme për rritjen e fondit për rezervar shtetërore. Këshilla për Kurtin, ai pati edhe sa i përket rritjes së çmimeve.

Ymeri shtoi se duhet pasur kujdes që të mos rritet çmimi i produkteve bazë, krejt kjo ngase mund të rrezikohet rritje e inflacionit e që do të shkaktonte një zinxhirë shumë më të dëmshëm për ekonominë.Ymeri tutje ka shtuar se Qeveria duhet të intervenojë përmes rezervave shtetërore të mirëmbaj këtë çmim që ka e jo të rrit pagat, sepse vendi mund të futet në një cikël të rrezikshëm të inflacionit.“Çështja është që së pari diçka urgjente që është dashur të bëhet është që të rritet fondi i rezervave shtetërore për sa i përket artikujve bazë e veçanërisht grurit dhe drithërave sepse siç po shihet lufta në Ukrainë do të krijojë një krizë të re në zinxhirin global të furnizimit me drithëra. Edhe shtetet e rajonit kanë filluar me përgatitje, nënshkrimin e kontratave afatgjate të blerjes së produkteve të nevojshme ushqimore. Këtë gjë do të duhej t’a bënte urgjentisht Qeveria e Republikës së Kosovës”.

“Çështja e dytë është që duhet të kemi kujdes që ta mbajmë për aq sa është e mundur çmimin e produkteve bazë bukës, produkteve të tjera nga mielli dhe drithërat në nivelin e caktuar sepse po lejuam se ky çmim të rritet dhe pastaj t’a rrisim deri diku kapacitetin blerës të qytetarëve përmes shtimit të formave të transferove sociale, kjo pastaj mund të rrezikojë një rritje shtesë të inflacionit dhe shkakton një zinxhirë shumë më të dëmshëm për ekonominë”.

Mobi Casa

Madje ai thotë se nuk duhet që të rriten pagat, por të mirëmbahen çmimet aktuale, duke shtuar se krizë energjetike globale është shfrytëzuar në vend për rritjen e tarifave të energjisë për një periudhë më të gjatë, raporton EO.“Qeveria do të duhet të intervenonte përmes rezervave shtetërore që t’a mirëmbajë çmimin që e kemi aktualisht në treg e jo t’i rritë rrogat për me pas mundësi me ble më shumë sepse kjo pastaj më shumë e rrit çmimin dhe futemi në një cikël të rrezikshëm të inflacionit”.“Kjo rritje e çmimeve edhe pse është bërë për shkak të krizës energjetike që ka qenë gjatë këtij dimri e që supozohet të vazhdojë më së largu deri në qershor, kjo rritje është bërë një periudhë një vjeçare. Ne do të paguajmë tarifa më të shtrenjta për një periudhe edhe pse kriza energjetike nuk pritet të zgjat deri në fund të vitit”.

Ymeri vlerëson se puna më e mirë që e kanë bërë deri më tani Qeveria Kurti është menaxhimi i pandemisë, respektivisht vaksinimi për një kohë të shkurtë i një numri të madh të qytetarëve.Teksa shtoi se rritja e madhe ekonomike në këtë kohë nuk lidhet me politikat qeveritare.“Një prej punëve më të mira që e ka bërë kjo Qeveri është procesi i vaksinimit që nga momenti i sjelljes së vaksinave. Organizimi i procesit të vaksinimit dhe arritja e shifrave të mëdha të vaksinimit për një kohë relativisht të shkurtë ka qenë një sukses kogja i madh që mendoj se duhet përshëndetur.

Çështje të tjera pastaj ka qenë një ‘bum’ ekonomik që po ndodh në Kosovë. Unë këtë personalisht nuk mundem me lidh fare me politika qeveritare sepse nuk e di se si dhe cila politikë ka ndikuar, por kjo më shumë është një lloj kthimi ekonomik pas rënies ekonomike të krizës për shkak të pandemisë dhe pastaj natyrisht edhe një shumë e madhe e parave që kanë ardhur në formën e remitencave dhe forma të tjera nga mërgata e Kosovës të cilat e kanë rritë aktivitetin dhe dinamiken ekonomike”, tha Ymeri.