Uji Dea

Ish komandanti i KFOR-it, Reinhardt: Thaçi, i përkëdheluri i Albrightit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hashim Thaçi u bë numri një i politikës kosovare ende pa pasur një parti politike prapa tij, duke iu falënderuar përkrahjes amerikane, shkruan Klaus Reinhardt, ish-komandant i KFOR-it, në librin e tij “Shënime/ditari si komandant gjerman në Kosovë”.

“Hashim Thaçi, i cili edhe pse ende nuk ka një parti politike prapa veti, duke u mbështetur në përkrahjen e sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, do të bëjë çmos që të bëhet personi politik numër një në Kosovë”, kishte shkruar Reinhardt.

Ndërsa, duke folur për takimin e tij me Thaçin, bisedat me të dhe të kaluarën e tij, Reinhardt shkruan se bisedat ishin mjaft të mira.

“Bisedës i qasemi mjaft mirë. Thaçi më flet për rininë e tij në Luginën e Drenicës. Në fillimin e viteve 90, ai kishte filluar studimet në Prishtinë. U bë udhëheqës i studentëve dhe me disa miq themeloi një lëvizje të armatosur studentore, që u shndërrua në paraardhëse të UÇK-së. Ai u dënua me 10 vite burg nga regjimi i Milosheviqit, por ai arriti me kohë të arratisej në Zvicër për të vazhduar studimet”.

Mobi Casa

Reinhardt kujton se ngritjen në skenën politike, Thaçi e kishte arritur në fillim të vitit 1999, gjatë bisedimeve paqësore të Rambujesë.

“Ai tërhoqi vëmendjen edhe të sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, të cilës i pëlqeu paraqitja e tij dhe e cila që nga ai moment mbështetej në të si një forcë politike në ardhje në Kosovë”.

“Fillojmë të bisedojmë për statusin e Kosovës. Ia bëjë të qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk do të pranojë një Kosovë të pavarur dhe të pastër shqiptare. Thaçi flet për ardhmërinë shumetnike të Kosovës, duke më premtuar se serbët e mbetur në Kosovë nuk do të dëbohen. Unë nënvizoj se ndihmat financiare mund të sigurohen vetëm me anë të bashkëjetesës paqësore, gjë që u pranua në tërësi nga Thaçi”, kujton Reinhardt bisedën me Thaçin. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.