ARKATANA

Ish-komandanti i KFOR-it: Kosova ka përparuar shumë, asnjë vend në rajon s’e ka demokracinë më të konsoliduar

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Klaus Reinhardt, ka thënë se Kosova ka bërë goxha progres nëse krahasohet me situatën në të cilën ishte pas luftës së vitit 1999.

Reinhardt po ashtu e ka cilësuar Kosovën si një vend me demokraci të zhvilluar mirë, krahasuar me vendet e rajonit që janë shtete shumë kohë para Kosovës.

“Nëse ktheheni prapa, e shikoni se nuk keni pasur asgjë dhe tani keni shumë çka, mund të thuhet se Kosova ka pasur progres të madh. Vendet e rajonit, nuk kanë asnjëra demokraci më të konsoliduar se Kosova”, ka thënë Reinhardt në Klan Kosova.

Eco Higjiena

Ish komandanti i KFOR-it e ka cilësuar si problematik faktin që Rusia dhe pesë shtetet e BE-së, Greqia, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Qipro nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

“Kosova ka një problem të madh me Rusinë që nuk e njeh pavarësinë e saj, dhe po ashtu me vendet e Bashkimit Europian që nuk e njohin si shtet. Ky është një problem i madh”, ka thënë Reinhardt, njofton klankosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.