Eko Higjiena

Ish-komandanti i FSK-së: Ushtrisë i duhen disa vjet, momentalisht s’ka kapacitete për mbrojtje të sovranitetit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se ushtrisë së Kosovës i nevojiten edhe disa vjet për të ngritur kapacitet dhe për ta përmbushur misionin që ka sipas ligjit, e që është edhe mbrojtja e sovranitetit.

Ndonëse thotë se misioni i ushtrisë është i rregulluar edhe me Kushtetute e janë në fuqi dy ligje ke ende punë për të bërë ngase ushtria ende është në fazë të tranzicionit.“Ne e dimë që në vitin 2018 janë miratuar dy ligjet. Ligji për Forcën e Sigurisë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Që nga atëherë ka filluar faza e tranzicionit. Ushtrisë së Kosovës i nevojiten edhe disa vjet për të ngritur kapacitet dhe për ta përmbushur misionin që ka sipas ligjit dhe Kushtetuese ai është që ushtria është përgjegjëse për sovranitetin dhe mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës dhe qytetarëve”.“Duke pasur parasysh se jemi akoma larg këtyre kapaciteteve mendoj që ushtria e Kosovës akoma nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme për ta përmbushur këtë mision”, tha ai.Ai vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet të investojë më shumë në pajisjet dhe armatimin e Policisë.

Madje, ai tha se për këtë nevojitet edhe rritja e numrit të njësiteve për operacione speciale brenda territorit të Kosovës, raporton EO.“Policia është duke bërë një punë të shkëlqyer. Qeveria e Kosovës do te duhet të investojë më shumë në pajisjet dhe armatimet e policisë dhe të rritë numrin e njësiteve për operacione speciale brenda territorit të Kosovës e cila do të ishte e aftë ti luftojë të gjitha këto fenomene që janë duke ndodhur në Kosovë krimin e organizuar, korrupsionin. Po të investohej më tepër Policia e Kosovës do t’i kryente të gjitha obligimet të cilat i ka sipas ligjeve”, tha Kastrati.

Eco Higjiena

Ditë me parë ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se FSK-ja po punohet cdo ditë në fuqizimin e ushtrisë për të mbrojtur cdo cep të Kosovës.Për këtë ka reaguar ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsa Stefanoviq.

Ai ka thënë se s’ka asnjë ligj ndërkombëtar që i lejon Kosovës të formojë ushtri, duke shtuar se vetëm KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur sipas rezolutës 1244 të OKB-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.