Uji Dea

Ish-komandanti i FSK-së: Lufta në Ukrainë rrezik për veriun, i domosdoshëm bashkëpunimi me KFOR-in

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati në një intervistë për Ekonomia Online tha se lufta në Ukrainë mund të rrezikojë Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, andaj institucionet e vendit në koordinim me KFOR-in duhet të jenë vigjilent dhe të ndërmarrin masa sa i përket sigurisë në veri.

“Lufta në Ukrainë mund të rrezikojë edhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi e në veçanti Kosovën në veri për arsye se ne fare mirë e dimë që Serbia gjithmonë ka pretendime territoriale ndaj Kosovës”.“…unë mendoj që institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilente dhe të ndërmarrin masa dhe të thirrin Këshillin e Sigurisë Kombëtare që ta analizojnë situatën dhe me kohë të marrin veprimet e duhura me KFOR-in, ushtrinë dhe Policinë e Kosovës që në atë pjesë mos të ndodh diçka që mund të ketë probleme më të mëdha. Ne nuk duhet të llogarisim nëse ndodh diçka vetëm në ushtri dhe Polici”.

Uji Dea

Tutje, Kastrati tha se kapacitetet ushtarake akoma nuk janë të zhvilluara siç janë të parapara me ligj, duke shtuar se nëse Kosova rrezikohet do ta ketë mbrojtjen e NATO-s, raporton EO.

“Të gjithë jemi të përgatitur si popull në veçanti njerëzit që kanë përvojë në luftë. Unë mendoj që kapacitetet ushtarake akoma nuk i kemi të zhvilluara me kapacitet sa janë të parapara me ligj”.“Ato mund të plotësohen në rast se eskalon situata por KFOR-i është përgjegjësi numër një për ruajtjen e kufirit të Kosovës sipas rezolutës. Ne e kemi NATO-n në Kosovë dhe jam shumë i bindur që nëse Kosova rrezikohet komplet NATO do ta mbrojë Kosovën”, tha Kastrati.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.