ARKATANA

Ish-këshilltari i Thaçit “shpërblehet” me 82 mijë euro

/ 2 minuta lexim
HW

Ministria e Kulturës e ka subvencionuar pas vitit 2010 me 82 mijë euro Fadil Hysajn, ish-këshilltarin për kulturë të ish-kryeministrit Hashim Thaçi. Ai para tetë vjetësh ishte “përforcimi” për çështje kulturore i Thaçit dhe sa ishte këshilltar themeloi etno-teatrin në Kukaj.

Fiks 82 mijë euro para të Ministrisë së Kulturës, kanë përfunduar në llogari të Fadil Hysajt, ish-këshilltar për kulturë i ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, tani presidenti i Republikës së Kosovës, shkruan sot, gazeta “Zeri”.

Hysaj, 12 mijë euro i kishte përfituar në vitin 2010 si subvencion nga Ministria e Kulturës për shfaqjen “Hyjnesha në Fron”, derisa siç ka konfirmuar gazeta “Zëri”, 70 mijë euro të tjera është subvencionuar për gjashtë vjet festivali “Etno Fest” që Fadil Hysaj e organizon në pronën e tij në fshatin Kukaj.

Hidromorava

Gjithë këto përfitime në llogari të Hysajt kanë shkuar pak vite pasi ai ishte zgjedhur këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Nuk kishte as dy vjet të plota qëkur Hysaj ishte zgjedhur këshilltar për kulturë, ai kishte hapur në fshatin Kukaj teatrin etnik. Në një prononcim për media të publikuar në maj të vitit 2010, Fadil Hysaj në cilësi të këshilltarit të kryeministrit ishte shprehur se me mjete vetjake ia ka dalë në krye ta themelojë këtë institucion./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.