United Hospital

Ish-kandidatët mund të rikonkurrojnë për rektor

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk iu ndalohet me ligj që të konkurrojnë sërish për postin e të parit të këtij Universiteti. Ndonëse zyrtarë të Rektoratit kanë njoftuar ditë më parë se sipas praktikave të këtij Universiteti ish-kandidatët nuk do të kenë mundësi të konkurrojnë dhe një herë, anëtarët e Këshillit Drejtues (KD) deklarohen ndryshe.

Në konkursin e hapur nga Rektorati kandidatët që duan të paraqesin aplikimin e tyre për rektor do ta kenë këtë mundësi prej 14 deri më 28 mars 2016.

Hidromorava

Kryetari i KD-së, Ismet Salihu, ka thënë për “Zërin” se ligji nuk ia ndalon askujt që plotëson kriteret e parapara me statut të konkurrojë për rektor. “Ligji nuk ua ndalon konkurrimin as ish-kandidatëve për rektor që u paraqiten në konkursin e kaluar”, ka pohuar Salihu.

Ai ka thënë se KD-ja nuk ka diskutuar për këtë çështje, pasi, sipas tij, nuk mund të bjerë ndesh me ligjin. Salihu ka thënë se në një mbledhje të këshillit është diskutuar kjo, por në atë mbledhje është thënë nga sekretari se “deri tash është praktikuar që ata të cilët kanë konkurruar një herë për një pozitë të mos garojnë në ripërsëritjen e konkursit”. Por, kjo për profesor Salihun nuk ka asnjë bazë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.