RCCOLA

Ish-kancelari Kohl donte përgjysmimin e turqëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl dëshironte riatdhesimin e gjysmës së popullsisë turke që jetonte në Gjermaninë Perëndimore në fillim të viteve ’80.

Ideja e tij, Kohl ia ka deklaruar ish-kryeministres britanike, Margareth Thatcher gjatë një takimi në Bon në vitin 1982.

Dokumente të klasifikuara si sekrete nga ky takim u publikuan së fundmi pas kalimit të afatit ligjor që ndalonte publikimin e tyre.

Në takim Kohl i ka thënë kryeministres britanike të atyre viteve se synonte riatdhesimin e gjysmës së popullsisë turke që jetonte si emigrante në Gjermaninë Perëndimore për shkak se ata “nuk integroheshin mirë”.

Uji Dea

“Kancelari Kohl tha se është i nevojshëm reduktimi me 50 përqind i popullsisë turke në katër vitet e ardhshme. Sigurisht, këtë nuk mund ta deklaronte publikisht”, citon Der Spiegel në edicionin online të saj pjesë nga dokumenti.

“Gjermania nuk ka probleme me portugezët, italianët, madje as me aziatikët jug-lindorë, sepse këto komunitete integrohen mirë, por turqit vijnë nga një kulturë krejt tjetër dhe nuk integrohen ashtu sic duhet”, vijon më pas raporti.

Sipas mediave gjermane, autori i raportit mendohet të ketë qenë sekretari privat i Thatcher, AJ. Coles.

Konservatori Kohl, që drejtoi fillimisht Gjermaninë Perëndimore dhe deri në vitin 1998 Gjermaninë e bashkuar, gjatë viteve që ka qenë në pushtet ka lëshuar disa herë deklarata kundër emigracionit, por pavarësisht kësaj, numri emigrantëve që futeshin në Gjermani cdo vit rritej.