Fundamenti

Ish Kampi “Montith” shndërrohet në mini – qytet modern

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Plani rregullues dhe hartues i kësaj zone që ka mbi 110 hektar tokë parasheh vendosjen e 26 mijë e 800 banorëve, ndërtimin e dy shkollave fillore dhe një të mesme, tri çerdhe, një objekt social për të moshuarit, një qendër kulturore, ndërtesa e AKI-së, kampusi universitar, parku publik dhe hapësira gjelbëruese dhe sportive e rekreative.

Është qitur në diskutim publik plani rregullues dhe hartues i ish Kampit “Montith”. Shqyrtimi i planit është i hapur një muaj për qytetarët ka thënë Bahrije Mahmuti drejtoreshë e Urbanizmit. Ajo të mërkurën është takuar me të gjithë pronarët e tokave dhe me ata që janë të interesuar që të dinë më shumë për procesin e hartimit të planit.

Mahmuti tha se puna e drejtorisë është bërë me përkushtim kurse pjesëmarrja e qytetarëve na ka ndihmuar shumë që të vijmë deri tek tre skenarët e fundit, prej të cilëve është përzgjedhur më i miri.

Ndërkaq konceptin e planit hartues e ka prezantuar kompania “Architekt” nga Prishtina. Sipas këtij plani hartues në ish Kampin “Montith” dhe në ish objektet e FSK-së që ka një sipërfaqe prej 110 hektarë tokë parashihet ndërtimi kolektiv duke përfshirë këtu edhe vendosjen e kompleksit universitar.

KKVITI

Plani parasheh vendosjen e 26 mijë e 800 banorëve, ndërtimin e dy shkollave fillore dhe një të mesme, tri çerdhe, një objekt social për të moshuarit, një qendër kulturore, ndërtesa e AKI-së (Agjencia Kundërzbulimit), kampusi universitar, dy ambulanca-QKMF, një ndërtesë për nevojat e administratës, një ndërtesë për nevojat e tregtisë, parku publik dhe hapësira gjelbëruese dhe sportive e rekreative.

Gjithashtu plani parasheh edhe ndarjen e hektarëve duke përfshirë 51 hektarë për nevojat e banimit, 12 hektarë për arsim, shëndetësi, kulturë, 20 hektarë për gjelbërim, sport e rekreacion dhe pjesa tjetër infrastrukturë rrugore, ujësjellës, kanalizim , rrymë etj.

Shqyrtimi publik ka ngjallur mjaft interesim për të debatuar dhe marrë përgjigje nga ana e zyrtarëve të urbanizmit. Qytetari Nazim Shurdhani tha se në këtë kompleks ka 90 ari tokë dhe e tëra është e destinuar për ndërtim publik. Shurdhani kërkoj të dijë procedurat e shpronësimit derisa Artan Jakupi kërkoj sqarime nëse këto vërejtje e sugjerime do të inkorporohen në hartimin final të planit.

Bahrije Mahmuti tha se procedura e shpronësimit bëhet nga zyrtarët komunal kurse pagesa finale bëhet nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave. /rajonipress/