FITORJA

Ish-futbollisti i Shqipërisë tregon çfarë solli deri te kriza e kuqezinjve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armend Dallku, beson se ndryshimi i shpeshtë i trajnerëve dhe ndërrimi i gjeneratave të futbollistëve në Kombëtaren e Shqipërisë ka ndikuar që kuqezinjtë të futen në një lloj krize gjatë kohës së fundit.

Sonte i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në T7 është Armend Dallku, i cili do të flasë për rezultatet e Kosovës në dy ndeshjet e zhvilluara në muajin shtator – kundër Çekisë dhe Anglisë – si dhe gjasat e “Dardanëve” për ta siguruar kualifikimin në EURO 2020, raporton Gazeta Express.

Pas arritjes historike të trajnerit Gianni de Biasi me Kombëtaren e Shqipërisë– kualifikimit në Kampionatin Evropian 2016 – Shqipëria u detyrua të gjejë zëvendësues për të dhe e zgjodhi Christian Panuccin.

Panucci e mbajti pozitën e trajnerit të Shqipërisë nga 19 korriku i vitit 2016 deri më 23 mars të vitit 2019, kur u shkarkua pas kritikave të vazhdueshme për vendimet dhe taktikat e tij me kuqezinjtë.

GRANDEMALL

Federata Shqiptare e Futbollit pastaj vendosi ta sjellë në pozitën e trajnerit të kuqezinjve Edoardo Rejën, i cili deri më tani i ka zhvilluar katër ndeshje, dy prej të cilave i ka fituar dhe dy i ka humbur – njërën kundër kampiones së botës, Francës.

“Shqipëria e ka një ekip që është në tranzicion e sipër sepse është ndërrimi i gjeneratëve. Ka shumë futbollistëve që janë larguar ose janë afër kësaj. Duhet t’i japim edhe hapësirë dhe kohë”, tha Dallku.

“Gjithashtu kanë pasur edhe ndryshime në pozitën e trajnerit. Tash janë përcaktu me një trajner, që është, sipas meje, ekspert mjaft i mirë i futbollit, mirëpo për ta ndërtuar një ekip futbolli, sidomos kombëtar, duhet më shumë kohë”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.