UBT

Ish futbollisti i njohur Premton Muja emërohet trajner i Juniorëve të SC Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ish-futbollisti Gjilanas, Premton Muja, i cili gjatë karrierës së tij futbollistike ka djersitur fanellat e skuadrës së Gjilanit, Elbasanit, KEK-ut, Drenica, Fushë Kosovës, Besës, Kikës, Vllaznis e Hlluqin të Qekisë, nga stafi i Gjilanit është emëruar trajneri Juniorëve të SC Gjilanit.

Muja më herët ishte pajisur me Licencën B të UEFA -së.

Hidromorava

Premton Muja apo siç e kanë thirrur tifozët “Arusha”, ka falënderuar stafin e Gjilanit për besimin e dhënë.
“Nga ky stinor i ri do të jem pjesë e Juniorëve të SC Gjilanit, do të mundohem besimin e dhënë nga presidenti Florim Zuka, gjithashtu drejtorët e klubit Sallah Sherifi, Naser Ajeti e Sevdai Robelli dhe përgjegjësin për Juniorë Kenan Ahmetin. Unë do të jap më të mirën për klubin e SC Gjilani, do të jet një përgjegjësi dhe një sfidë edhe më e madhe për mua dhe që nga sot kemi filluar stërvitjet, ndërsa në ditët në vijim do të bëjmë seleksionimi e futbollistëve”./rajonipress/