Uji Dea

Ish-futbollisti e ekonomi, Naser Sylejmani tani një vit e gjysmë i mungon FC Dritës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shumë njerëz jetën e tyre ja u kanë kushtuar lëmive të ndryshme, por për ish-futbollistin e ekonomin e FC Dritës, Naser Sylejmani, i cili ndërroi jetë para 16 muajve, një jetë të tërë ja kushtoi FC Dritës. Naser Sylejmani i cili ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare, një kohë të gjatë ishte futbollist i kësaj skuadre, ndërsa plot 40 vite gjerë në pensionimin e tij, ai ishte ekonom në FC Drita, duke pasur një respekt të jashtëzakonshëm nga shumë gjenerata të tëra plot 40 vite.

Tifozët e FC Dritës “Intelektualët”, disa herë edhe në stadiumet futbollistike patën shpalos pankartat e tyre për mungesën e ish-futbollistit e ekonomit, Naser Sylejmani. Naseri ishte i të gjithëve, ai me punën e tij dhe me sjelljet e tij ishte shembull i qytetarit, ai kishte fituar simpati dhe dashuri tek të gjitha klubet Kosovare.

ARKATANA

Në shenjë të respektit për punën e sinqertë që kishte bërë Naseri për 40 vite në FC Drita, zyrtarët e këtij klubi e emërojnë djalin e tij si ekonom, Shpend Sylejmanin, i cili po ec me hapa të sigurt ashtu siç ishte i sinqertë edhe prindi i tij, Naser Sylejmani. “Jam shumë krenar për prindin tim që një jetë ja kushtoi ngjyrave “bardhekaltër”. Jam krenar që babanë tim e vlerësojnë jo vetëm qyteti i Gjilanit por edhe shumë klube të Kosovës, prindi im ishte i të gjithëve, në shpirtin e tij kishte vetëm një emër e ajo ishte FC Drita. Jam shumë i nderuar dhe krenar prej zyrtarëve të klubit të FC Dritës e tifozëve më të mirë në botë “Intelektualëve”, për respektin që kanë ndaj prindit tim, e unë këtë respekt do të mundohem t’jua kthej me tërë zemrën time, pasiqë emri i FC Dritës është një familje e madhe e pa fundme”, ka bërë të ditur djali i Naserit, Shpend Sylejmani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.