UBT

Ish-futbollisti e ekonomi Naser Sylejmani tani e dy vite i mungon FC Dritës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Naser Sylejmani i cili një jetë të tërë ia kushtoi ngjyrave “bardhekaltër”, të FC Dritës, pikërisht para dy vitesh kishte ndërruar jetë.

Naser Sylejmani kishte ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare. Ai në mesin e FC Dritës ishte plot 40 vite.

Naseri ishte person i veçantë e i dashur në çdo mes, ai linte përshtypje të madhe me sjelljen e bujarin e tij, si tek futbollistët poashtu edhe tek tifozët “Intelektualët”. Ai me sjelljet e tija kishte fituar simpati e respekt tek të gjitha klubet kosovare.

Sot pozitën e tij tek FC Drita, zyrtarët e këtij klubi ja kanë besuar djalit të Naserit, Shpend Sylejmanit, i cili me hapa të sigurt dhe me sinqeritetin më të lartë po vazhdon rrugëtimin e prindit të tij.

Mobi Casa

Në këtë përvjetor të dytë, Shpend Sylejmani me dinjitet e respekt kujton prindin e tij.

“E dhimbshme është kjo ditë për familjen tone, por është krenari që kishim një prind siç ishte babai ynë. Ai ishte i të gjithëve, ishte djalë i qytetit, I FC Dritës, i tifozëve. Ai gëzonte respekt dhe nderohej kudo që paraqitej. Me shumë krenari do të heci rrugëtimit të tij dhe nga zemra e falënderoj çdo qytetar e posaçërisht krerët e FC Dritës të cilët asnjëherë nuk e harruan prindin tim”, ka bërë të ditur Shpend Sylejmani.

Qytetit të Gjilanit, FC Dritës, familjes e shoqërisë – i mungon një njeri siç ishte Naseri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.