FITORJA

Ish-deputeti i VV-së: VV-ja kurrë më s’do t’i fitojë 50%

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Fatmir Humolli, ka thënë se qeveria, për inati të opozitës nuk po e kryen detyrën që e ka ndaj policëve.

Humolli tha se me një lloj arrogance, qeveria nuk po e kryen shëndetësor për policinë, ku gjatë fushatës, sipas tij, VV-ja e ka pasur ndër pikat e programit sigurimin shëndetësor për policinë.

FIDANISHTJA

“E tash kaloi gati më shumë se dy vjet e gjysmë dhe nuk është bërë sigurimi shëndetësor. Lëre që s’është bërë sigurimi shëndetësor, por edhe shtesat, sot nuk i kryejnë duke thënë se do t’ia paguajnë në mënyrë retroaktive vitin e ardhshëm. Tash, arroganca në raport me policinë, është papjekuri e plotë e qeverisë dhe deputetëve të kuvendit”.“Në qoftë se punohet për inati të opozitës, atëherë ne nuk kemi institucione si mbretëeri apo të grupeve mafioze që duhet dëgjuar kreun e mafisë, por ne kemi institucione demokratike, kuvendi e ka zgjedhur qeverinë dhe qeveria e ka obligim t’i japë llogari deputetëve dhe nuk ka të drejtë të refuzojë t’i japë llogari deputetëve”, tha Humolli në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, me sjelljet e tij po tregon se nuk e njeh fare popullin, teksa shtoi se në zgjedhjet e ardhshme, VV-ja mund t’i fitojë deri në 35 për qind.“Tash po e bëjë publike, kemi vënë bast me Shkëlzen Gashin se ai ka thënë VV-ja do t’i fitojë 51 për qind, e unë i kam thënë se çkado që e mbërrin mbi 35 për qind unë të paguaj drekë”.“Ka mundësi të jetë fituese për shkak të dobësive që i kanë partitë politike, por kurrë s’do të ketë gjasa t’i ketë 50 për qind”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.