RCCOLA

Ish-deputeti i VV-së: Albin Kurti kryeministër më i dështuar sesa Hashim Thaçi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, i cili ishte zgjedhur në këtë legjislaturë si pjesë e listës së Vetëvendosjes, ka krahasuar punën e kryeministrit aktual, Albin Kurti, me ish-kryeministrin Hashim Thaçi.

“Albin Kurti ka vazhduar një stad të ri të gabimeve që për mendimin tem është më i dështuar sesa Hashim Thaçi”, tha Humolli për Lajmi.net.

Fundamenti

Ai ka theksuar se për Kurtin rrethanat kanë qenë më të favorshme politikisht, porse ai nuk ka ditur t’i kthejë në rezultate.

“Shumica e popullit ia ka dhënë besimin që asnjë udhëheqës i Kosovës s’e ka pasë me u ballafaqu me bashkësinë ndërkombëtare”, u shpreh Humolli.