Uji Dea

Ish-deputeti i LVV-së, Florin Krasniqi: Kurti ka acaruar raportet me SHBA-në, të ndryshojë relacionin, ose të shkojë në shtëpi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-deputeti i LVV-së, Florin Krasniqi, thotë se Albin Kurti më shumë dëshiron afrim me Evropën dhe Gjermaninë se me Amerikën.

“Gjermania është shtet shumë i mirë dhe mik i Kosovës, por ajo nuk ka fuqi politike. Ajo nuk mund të na liberalizojë as vizat. Amerika është ajo që e ka çlirua Kosovën dhe ka sjellë pavarësinë e Kosovës. Unë nuk e shoh Evropën shpëtimtare të Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Krasniqi ka kritikuar Kurtin në raport me marrëveshjen për energjinë me MCC-në amerikane.

“Po të ishin të mira bateritë, Amerika do t’i mbante ato për vete. Amerika nuk e ruan energjinë në bateri”.

Ai thotë se takimet e Kurtit në SHBA nuk ishin të dinjitetshme.

Mobi Casa

“Kjo ka ndodhur pasi që Albin Kurti ka acaruar raportet me Amerikën. Kosova dhe SHBA kanë raporte në nivelet më të ulëta. Nëse ambasadori i SHBA-së takon shpesh Kurtin kjo nuk do të thotë se raportet janë të mira”, shtoi Krasniqi, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti thotë se është fat që Kosova është bërë shtet pasi sipas tij të njëjtin fat nuk e kanë pasur edhe disa popuj tjerë.

“Amerika e ka ngrehë zhag Evropën për ta bombarduar Serbinë. Kurdët janë disa milionë e nuk bëhen shtet. Baskët janë populli më i vjetër në Evropë e nuk kanë shtet”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi ka kërkuar ndryshime thelbësore në raport me Amerikën.

“Qeveria duhet të ndryshojë urgjentisht relacionin me Amerikën, ose të shkojë në shtëpi. Qytetarët duhet ta kuptojnë se pa Amerikën ne nuk mundemi me ekzistua si shtet. Relacionet me Amerikën janë duke u degraduar”, deklaroi Krasniqi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.