RCCOLA

Ish-deputeti i LVV-së e quan Kurtin injorant e psikopat: Është e pafalshme me i thënë naiv sekretarit Blinken

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Florin Krasniqi, ish-deputet i VV-së, ka kritikuar deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti, e para disa kohësh, drejtuar sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken.

Krasniqi ka theksuar se kjo deklaratë është e pafalshme dhe në të njëjtën kohë ka karakterizuar Kurtin si një “psikopat “.

“Mendoj se jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar, e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, kjo deklaratë e kryeministrit Abin Kurti drejtuar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për ish-deputetin e VV-së, Florin Krasniqin, është e “pafalshme”.

UBT

Krasniqi në “Debat Plus” duke komentuar këtë deklaratë të Kurtit drejtuar Blinkenit, ka theksuar se “një psikopat i Kosovës nuk e bën sekretarin e shtetit naiv”.

“Ai i ka thënë, por ajo nuk e bën. Në qoftë se një injorant i tipit të kryeministrit tuaj që mundet me shku deri në psikopati, nuk e bën një psikopat i Kosovës, sekretarin e shtetit naiv. Nuk është naiv. Kam thënë përpara dhe vazhdoj me e thënë se njeri që ka guxim dhe aftësinë ose joaftësinë prej pozitës të kryeministrit të Kosovës me quajt sekretarin e shtetit naiv, është diçka në mes të komediko-tragjikes për Kosovës”.

“Në njërën anë prej show-ve të natës është komedi, por realitetin politik është tragjik. Nuk mundet kryeministri i Kosovës në asnjë rrethanë duke e marrë parasysh historinë 25-vjeçare të Kosovës, edhe kontributin tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pa marrë parasysh rrethanat, me quajt naiv është e pafalshme”, ka thënë Krasniqi.