Ish-boksieri, Rasim Shabani: Faleminderit Francë ma shpëtove jetën?
Ish-boksieri e kapiteni i Kombëtares së Kosovës në boks, Rasim Shabani, tani e 10 vite i kishin filluar dhimbjet e mëdha në pjesën e veshkave, ndërsa tani e tri vite ishte nënshtruar në repartin e Homodializës duke humbur shpresat se një ditë do të bëhet më mire.
Shabani i cili boksonte në kategorinë Valter 60-64 kg, para dy vitesh kishte marrë rrugën drejt Francës me ndihmën e shumë qytetarëve bamirës për të gjetur shërim në shtetin e “gjelave”.
Ish-kapiteni, Rasim Shabani, për dy vite me radhë në qytetin Clermont Ferrano, ishte duke u mjekuar në njërën ndër spitalet e këtij qyteti ndërsa me 1 nëntor 2021 i nënshtrohet transplantit të veshkës në anën e djathtë.
“Kam rilindë për të dytën here, kanë qenë vite shumë të rënda për mua isha para greminës së vdekjes, në vitin 2019 erdha në Francë për dy vite kam pasur tretman të jashtëzakonshëm si nga mjekët poashtu edhe nga motrat dhe kujdesit social, isha si fëmijë i tyre, para 17 ditëve më kanë bërë transplantin e veshkës, jam shumë bukur brenda 5 ditësh e kam marrë vetën, dhe i gjithë stafi mjekësor ka treguar profesionalizëm të skajshëm, tani çdo ditë e më shumë po e përjetoj diellin, ajrin, natyrën, shoqërinë ku për 10 vite më kishin humbur. Unë Rasim Shabani, çdo njeriu që ka kontribuar për jetën time i falënderohem nga zemra me mija here, ndërsa shtetit të Francës me miliona herë ju them faleminderit Francë ju më shpëtuat nga vdekja e sigurt, ndërsa në fund ju porosisë ruane shëndetin si sytë e ballit, se shëndeti është mbi të gjitha”, ka theksuar ish-kapiteni dhe njëri ndër boksierët më të mirë pas luftës, Rasim Shabani. Operacioni i Shabanit ka zgjatur 7 orë ndërsa mjekët që e bën transplantin ishin Dr.C.Deville, Dr.C.Dumond, Dr.V.Mayet, Dr.A.Atenza./rajonipress/


