ARKATANA

Ish boksieri e kapiteni i Kosovës në boks, Rasim Shabani mbijeton me hemodializë

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Njëri ndër boksierët më të mirë pas luftës në Republikën e Kosovës, Rasim Shabani, asnjëherë në jetë nuk e kishte ëndërruar që karrierën e boksit ta përfundon në moshën kur kishte mbërri zenitin e boksit.

Boksieri gjilanas, Rasim Shabani sot 34 vjeqar njëherit ish-kapiten i Kombëtarës së Kosovës në boks, sot gjendet në gjendje alarmante si në aspektin shendëtësor njëashtu edhe atë financiare.

Shabani i cili boksonte në kategoritë 60-64 kg në kategoritë e lehtë e vallter, njëherit ishte edhe fitues i turneut më të madh në vend të boksit “Adem Jashari” në vitin 2003, si dhe fitues i pare i turneut “Pavarsia”, i cili mbahet për nder të ditës së shtetit të Republikës së Kosovës, si dhe fitues i shumë turneve si në vend gjithashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Boksieri Shabani ishte shpallur edhe boksieri më i mirë në Bosnja Hercegovinë në vitin 2008 në turneun më të madh në këtë vend “Peace 2008”, ndërsa në turnet më të mëdha të boksit në Qeki, Bullgari, Bosnja Hercegovinë, Maqedonin e Veriut, Mal të Zi, Shqipëri e shumë vende të tjerë, Kosovës i kishte sjell medalje të arta duke e ngritur flamurin e shtetit të Kosovës në piedestalin më të lartë.

Boksieri biond i lodhur dhe i mërzitur, u desh që para 9 viteve ta braktisë boksin, për shkak të gjendjes jo të mirë financiare ndërsa sipas tij asnjëherë nuk i doli askush në ndihmë.
“Kam pasur ëndrra të mëdha që ti realizoj në ring, por ato më mbetën vetëm ëndrra, kam pasur dije dhe guxim të jashtëzakonshëm, por nuk pata ndihmë, familja ime rrezikohej për një kafshatë buke dhe ndërpreva karrierën dhe punoja çka më ofrohej që të mbijetoj me familje, ndërsa askush
nuk ma shkel pragun e shtëpisë dhe nuk pyet askush për mua a jam i gjallë apo i vdekur, këtë nuk e kam merituar, tani jam shumë i sëmurë i kam të bllokuara dy veshkët dhe mezi po mbes gjallë” tregon Shabani me lot në sy.

Ish-kampioni i shumëfishtë i Kosovës në peshat 60-64 kg tani e 4 muaj është i shtrirë në Spitalin e Gjilanit për ti kryer shërbimet e Hemodializës tri herë në javë.
“Jam në gjendje alarmante shëndetësore, tri herë në javë i nënshtrohem procesit të Hemodializës, kam dhimbje të mëdha jam i demoralizuar për jetën, dikur ma rrihnin të gjithë shpinën kur isha në kulmin e karrierës edhe në orët e vona të mbrëmjes më thirrnin tani askush as nuk më përshëndet që kur jam i sëmurë jam shumë i zhgënjyer së paku as në telefon njerëzit nuk lajmërohen pasiqë tani nuk kanë interes nga unë kur më shohin në këtë gjendje shëndetësore, nga boksi fitova famë e respekt në shoqëri por tani sikur jam një tjetër njeri i ndonjë planeti tjetër askush nuk interesohet, por kujdesin e kam merituar se kam kontribuar për boks dhe shtetin e Kosovës”, thekson i mërzitur Shabani.

Një shpresë e vetme për ish-kapitenin e kombëtares së Kosovës në boks dhe ish-kampionin e shumë fishte Kosovar është shteti i Francës ku mundet ta bënë transplantin e njërës veshkë në këtë shtet.
“Për të shkuar në Francë më duhen 4.000 euro që të bëj transplantin e veshkës por këto të holla unë nuk mundem ti siguroj është diçka e pamundur për mua, ndërsa çdo vonesë gjendja ime shëndetësore vetëm sa do të përkeqësohet edhe më shumë”.

FIDANISHTJA

Shabani i lodhur nga sëmundja e rëndë ka një apel për të gjitha Institucionet Komunale e Shtetërore që në këto momente ti dilet në ndihmë ish-kampionit Kosovar.
“I bëj apel që të më dalin në ndihmë dhe ti rikthehem jetës normale, Federatës së Boksit, Komunës së Gjilanit, Komitetit Olimpikë, Qeverisë së Kosovës, Bizneseve Private, njerëzve humanitar e çdo qytetari të Kosovës, mendoj se e kam dhënë më të mirën e mundur për këtë vend kur ka pasur nevojë vendi ynë, uroj dhe shpresoj se ky apel i imi do të më mundëson që ta shijoj jetën”.

Se sa e ka dashur boksin, Shabani tregon së të gjitha veglat qe i duhen një boksieri i ka në shtëpi, por ato janë vetëm një suvinir, ndërsa nga dashuria në mes litarëve të ringut Shabani sot ka bërë edhe tatun e dorëzave të boksit.
“E dua këtë sport me flen në gjak, kam edhe tatun në dorë me shenje të boksit, kam thasët në shtëpi të boksit dhe litarët, qaj më të madhe kur i
shohë aty, është një pjesë e jetës sime nga pamundësia dhe dëshpërimi që nuk mund të boksoj në këto rrethana me ditë të tëra jam në gjendje depresive dhe i mallëngjyer”, shprehet i mallëngjyer Shabani.

Me pjesëmarrjen në shumë turnire jashtë Kosovës, Shabani ka pasur edhe oferta të majme nga shumë shtete tjera por i ka mbetur besnik boksit Kosovar.
“Në Zenice të Bosnje Hercegovinës trajneri i Kombëtares së këtij shteti, më ka ofruar para të majme që të jem në Kombëtaren e tyre por kam
refuzuar duke i bërë me dije se unë jam Kosovar dhe në zemrën time është vetëm shteti im dhe shqiponja kuq e zi dhe do të vdes me këtë bindje, dhe nuk pendohem për këtë, por jam në gjendje të keqe nuk dua asgjë me shumë se një ndihmë nga populli im, për mua do të jetë një Rilindje si për vete një ashtu edhe për familjen time dhe shtetin e Kosovës, këtë e meritoj nga shteti im se edhe unë i kam dhënë diçka këtij shteti, është shumë e trishtueshme kur nga dashuria një gjë shndërrohet në zhgënjim”.

Të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë dhe kanë zemër të madhe për t`i ndihmuar në këto momente të vështira për ta shpëtuar një jetë ish-boksierit e kapitenit të Kombëtares së Kosovës në boks, i cili na bënte krenar në mes litarëve të ringut kanë mundësi të lajmërohen në telefonin e tij personal 044 489 104 ose mund të kontaktojnë në facebookun e tij.

Gjithmonë populli shqiptar ka ditur që në momente më të vështira të tregohet zemër gjerë e solidar, shpresojmë se me ndihmën tuaj do ta rikthejmë buzëqeshjen Rasim Shabanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.