UBT

Ish-ambasadori Nesho: Serbia është në presion të madh nga ndërkombëtarët për çështjen e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Agim Nesho ish-ambasador në OKB, ka thënë se Serbia është duke tentuar të thërras seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit, por që sipas tij kjo mund edhe të dështoj.

Ai në RTV Dukagjini, tha se edhe në rast se mbahet kjo seancë, nuk do të ketë asnjë pasojë negative për Kosovën

Sipas tij Serbia është në pozitë jashtëzakonisht të rëndë sa i përket presionit ndërkombëtarë

“Nuk e dimë nëse do të ndodh kjo a po jo, Vuciq ka thënë se do bëjmë presion por nuk e dimë sepse 9 vende anëtare e njohin Kosovën dhe kështu ky është numri i caktuar i kuorumit… Prandaj edhe mund të realizohet, por ajo që është e dukshme se nuk do ketë asnjë pasojë për Kosovën”.

Mobi Casa

“Për arsye se duket se është një formë presioni, Serbia është në një pozitë të rëndë para opinionit publik. Nesër vendimi i PE-së do jetë prezent, është presion i jashtëzakonshëm që ka filluar me deklaratën e Cameroon dhe kryeministrit të Irlandës që ose të mbetet satelit i Rusisë ose të bashkëpunojë për një të ardhme të përbashkët me BE-në duhet ta njohin një realitet të pakthyeshëm që është republika e Kosovës”, tha ai.

Tutje Nesho theksoi se Rusia bashkë me Serbinë po presin që situata gjeopolitike të ndryshojë në mënyrë që të diskutohet çështja e Kosovës brenda Këshillit të Sigurimit me rezolutën 12-44.

Sipas tij ka presion mbi Serbinë sidomos nga ShBA dhe Britania që ta pranojnë Kosovën si shtet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.