Mobi Casa

Ish-ambasadori i Shqipërisë i reagon Mustafës, e quan patericë të Thaçit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka reaguar ndaj një postimi të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa ku ky i fundit nuk e mirëpriti një anketë të UNDP-së lidhur me besimin e qytetarëve të institucione ku Qeveria dhe Kuvendi u radhitën lartë.

Ish-ambasadori Lauka në një postim në Facebook, e ka quajtur Mustafën patericë e moqme e Hashim Thaçit.

“Pёrfundimi qё duhet tё nxjerrin Thaҫi dhe Mustafa nga kjo anketё, mendoj se duhet tё jetё ky: pёrderisa qeveria Kurti vlerёsohet kaq lart dhe ata aq poshtё, “shkeljet” e kushtetutёs nga ana e Albin Kurtit nuk janё asgjё para zullumit 20 vjeҫar qё kasta e vjetёr pushtetore ka bёrё ndaj Kosovёs dhe popullit tё saj”, ka shkruar Lauka.

United Hospital

Postimi i plotë:

Anketa e UNDP-sё dhe zullumi i pushtetkrimburve

Kasta e pushtetkrimburve ka vёnё nё pikёpyetje njё anketё tё UNDP-sё (programi i OKB-sё pёr zhvillim), tё bёrё publike dje, nё tё cilёn theksohet se pёlqimi i qytetarёve tё Kosovёs pёr punёn e qeverisё ka shёnuar rritje tё dukshme, nё krahasim me vitet e mёparshme. Ndёrkohё qё Albin Kurti ndodhet nё majё tё renditjes, Thaҫi ka pёrfunduar nё fund tё listёs.Nё njё postim tё tij, Isa Mustafa, paterica e moҫme e Thaҫit, e pyet veten, “si mundet qё njё qeveri e cila ka shkelur kushtetutёn dy herё, te ketё njё pёrkrahje tё tillё?” Pёrfundimi qё duhet tё nxjerrin Thaҫi dhe Mustafa nga kjo anketё, mendoj se duhet tё jetё ky: pёrderisa qeveria Kurti vlerёsohet kaq lart dhe ata aq poshtё, “shkeljet” e kushtetutёs nga ana e Albin Kurtit nuk janё asgjё para zullumit 20 vjeҫar qё kasta e vjetёr pushtetore ka bёrё ndaj Kosovёs dhe popullit tё saj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.