UBT

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA kritikon kryeministrin Rama: Po shfajëson Serbinë

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, vlerësoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama në OKB, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. Megjithatë, nuk i kurseu kritikat për qasjen e Shqipërisë ndaj Serbisë.

“Kemi aspektin tjetër të qëndrimit të Edi Ramës ndaj politikës serbe, që në shumë situata është tepër e butë dhe në disa raste, shfajësues ndaj Beogradit. Ne e kuptojmë se kjo bëhet ndaj politikës në kuadër të Ballkanit të Hapur, e cila është diçka që pala kosovare me të drejtë po e refuzon, pasi i jep mundësi faktorizimit të Serbisë në rajon”, shprehet Spahiu.

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij, konfirmoi se Shqipëria nuk lëviz asnjë centimetër nga mbështetja e pavarësisë së Kosovës dhe i bëri thirrje Serbisë që ta njohë këtë realitet. Megjithatë, ndaj tij pati kritika në Prishtinë, për faktin se atë që ka ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë e cilësoi “spastrim etnik”, në një kohë kur qeveria e Albin Kurtit pretendon se ka qenë gjenocid. Madje, për këtë po përgatitet dhe një padi ndaj Serbisë.

UBT

Ish-ambasadori foli edhe për mundësitë e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes palëve: “Qarqet diplomatike dhe politike në ShBA dhe Evropë mendojnë se kjo mund të arrihet vitin e ardhshëm”.

Spahiu i vlerëson si test të gjitha draftet që po diskutohen rreth marrëveshjes finale dhe themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, teksa këshilloi që zgjidhjet gjysmake të mos pranohen.

Ish-ambasadori foli edhe për liberalizimin e vizave, duke theksuar se është lajm i mirë që BE-ja po lëviz në këtë drejtim, mirëpo procedura në tërësi merr zakonisht nga tre deri në gjashtë muaj kohë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.