Uji Dea

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali: Kurti në vazhdimësi po shkel vijat e kuqe, heqja e masave e vështirë

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, ka vlerësuar se vendi është një pozitë shumë të vështirë pas vendosjes se masave nga ndërkombëtarët dhe ndalimin e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prenkaj në Dukagjini, u shpreh se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në vazhdimësi po shkel vijat e kuqe të ndërkombëtarëve.

“Kosova është në një pozitë të palakumueshme meqenëse përpos këtyre masave që i ka vendosur Bashkësia Ndërkombëtare tash e një kohë tashmë ka një masë të re të vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që bëhet fjalë për tejkalimin e gjithë vijave të kuqe nga kryeministri Albin Kurti”, u shpreh Prenkaj.

FIDANISHTJA

Prenkaj, mes tjerash, u shpreh se heqja e masave të vendosura ndaj Kosovës është goxha e vështirë, porse edhe kur të ndodh do të ketë shumë kushte për të plotësuar.

“Në situatën të cilën gjendet Kosova është vështirë të hiqen masat edhe pse kërkesa e presidentes është legjitime. Mirëpo, nuk është në pozitë të kërkojë këtë, mendoj se masat do të hiqen por do të këtë kushte tjera. Jemi dëshmitarë se qeveria në detyrë janë duke kaluar vijat e kuqe në vazhdimësi dhe do të ketë kushte shumë të vështira dhe të njëpasnjëshme për heqjen e masave”, tha Prenkaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.