Ish-ambasadori holandez: Turp për Francën nëse Kosova kushtëzohet me sistemin ETIAS

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e ka quajtur “turp të madh” kushtëzimin e liberalizimit të vizave për kosovarët me sistemin ETIAS.

Bosch këto deklarime i ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, duke thënë se nëse një gjë e tillë është e vërtetë, atëherë është një turp i madh ta dëgjojë një propozim nga një shtet si Franca, që synon kryesimin e BE-së.“Nëse kjo është e vërtetë, atëherë turp për Francën, e cila aspiron të udhëheq BE-në. ETIAS ndoshta nuk do të jetë funksionale për një kohë shumë të gjatë duke marrë parasysh përvojën me sisteme të tilla në të kaluarën. Të shtosh këtë kushtëzimin shtesë vetëm për Kosovën nuk është gjë tjetër veçse turp total!”, ka shkruar ai.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS