United Hospital

Ish – ambasadori holandez në Prishtinë kryeministres serbe: Në cilin shekull jeton t`i?

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch i ka reaguar kryeministres së Serbisë, Ana Brnabic për deklaratat se serbët e Kosovës nuk po mund të informohen pas vendosjes së tarifës prej 100 për qind nga Qeveria, për shkak se gazetat nuk po munden të hyjnë nga Serbia për në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bosch është deklaruar se ky qëndrim i Brnabic është qesharak.

“Fillimisht, në çfarë shekulli është duke jetuar zonja, shumica e njerëzve marrin lajmet përmes mediave sociale si përmes radio, televizionit e portaleve”, ka shkruar ai.

FIDANISHTJA

Tutje, ish ambasadori është shprehur se taksa prej 100 për qind për të gjitha produktet serbe e boshnjake është përgjigje ndaj politikës agresive serbe.

“Pastaj tarifa është një përgjigje ndaj politikës agresive anti-kosovare që qeveria e saj parashtron dhe së fundi mund të paguhet tarifa nëse duan që të informohen.

Në fund, Bosch ka shkruar se shpreson që OSBE të mos e merr seriozisht këtë lidere që nuk punon as për të i dhënë të drejta mediave në shtetin e vet./GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.