Hidromorava

Ish-ambasadori holandez në Kosovë e quan të pakuptimtë kërkesën për udhërrëfyes të ri të vizave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e ka quajtur të pakuptimtë deklaratën e komisionierit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, që Kosovës t’i prezantohet një udhërrëfyes i ri për liberalizimin e vizave, raporton Gazeta Express.

Bosch ka shkruar se edhe pse Kosova ka plotësuar kriteret, Varhelyi ka kërkesa tjera që nuk u janë kërkuar vendeve tjera.

FITORJA

“Edhe pse Kosova i plotëson të gjitha kushtet sipas komisionit të BE-së, ky njeri vjen me më shumë kërkesa që nuk i kemi bërë kurrë për të gjitha vendet që kanë marrë lirinë e vizave gjatë viteve të fundit. Unë me të vërtetë nuk e di se si të arrihet drejtësia për Kosovën. Si kongresi i PE ashtu edhe i PPE në Roterdam kohët e fundit kërkuan që më në fund të zbatohej dhe më pas dëgjohet kjo gjë e pakuptimtë e Varhelyit”, ka shkruar ai.

Komisioneri Varhelyi, dje ka deklaruar se janë të gatshëm që të propozojnë një udhërrëfyes të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën për të adresuar shqetësimet në disa fusha siç janë luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.